Regione Toscana

Kodi fikal / Codice fiscale

Ç’farë është? Cos'è? 
Kodi fiskal është një bashkësi shkronjash dhe numrash.

Kur është i nevojshëm? Quando è utile? 
Është i nevojshëm kur kemi të bejmë me zyrat publike (për shembull, kur duhet të fillojmë një punë, për të paguar taksat, për të marrë librezën shëndetsore dhe asistencën mjekësore ose dhe për të regjistruar fëmijët në shkollë), po shërben edhe për të blerë një kart Sim për celularin ose për të hapur një llogari bankare ose për të bërë faturën e pagesës së një vizite mjekësore private.

Si është i bërë? Come è fatto?
Është një fletë letre e thjeshtë me emrin, mbiemrin, me datën dhe vendin e lindjes së personit. Në pjesën e sipërme majtas është kodi fiskal. Kur bëhet kërkesa për regjistrimin në Shërbimin Shëndetsorë Rajonal dërgohet në banesë tesera e kaltër, në të cilën ëshrë i stampuar kodi fiskal.
Nuk duhet të shkohet më në Agenzia delle Entrate dhe të kërkohet tesera jeshile.

Jam një qytetarë jo comunitarë që sapo kam hyrë në Itali me një vizë hyrje dhe kam nevojë për kodin fiskal. Ç’farë duhet të bëjë? / Sono un cittadino non europeo appena entrato in Italia con un visto d’ingresso e ho bisogno del codice fiscale. Cosa devo fare?
N.q.f për ty është kërkuar një nulla osta për bashkim familiar ose për punë të vartur ose punë stinore, Prefettura do të japi kodin fiskal kur bën kërkesën për permesso di soggiorno.
N.q.f ke hyrë me një vizë për studim, për rezidencë elektive, për motive fetare duhet të shkosh personalisht në Agenzia delle Entrate dhe të kërkosh kodin fiskal.
N.q.f ke hyrë në Itali për turizëm NUK mund të kërkosh kodin fiskal.

Disa vite më parë kam kërkuar në Agenzia delle Entrate kodin fiskal për familiarët e mi në ngarkim (fëmijët, bashkëshorten/bashkëshortin, prindërit), të cilët akoma nuk ndodhen në territorin nacional, për ti futur në deklaratën e të ardhurave vjetore; nuk kam marrë asnjë herë teserën në të cilën është shkruajtur Kodi fiskal. Ç’farë duhet të bëjë? / Qualche anno fa ho chiesto all’Agenzia delle Entrate il codice fiscale dei miei familiari a carico (figli, coniuge e genitori), che ancora non si trovavano sul territorio nazionale, per inserirli nella dichiarazione dei redditi; non ho mai ricevuto la tessera con scritto il codice fiscale. Cosa devo fare?
N.q.f familiarët tashmë janë në Itali sepse kanë hyrë për bashkim familiar, përpara se të kërkoni permesso di soggiorno në Preffettura është më mirë të shkoni në Agenzia delle Entrate për të kontrolluar n.q.f Agenzia delle Entrate ju ka dhënë kodin fiskal të afërmve tuaj dhe tju lëshojnë një letër si dokument. Ky dokument duhet të sillet në Prefettura kur kërkoni permesso di soggiorno të parë për familiarët. Prefettura në fakt nuk mund tju japi kodin fiskal n.q.f ju ishte dhënë më parë nga Agenzia delle Entrate.

Kam kërkuar mbrojtje internacionale. Si mund të bëjë për të marrë kodin fiskal? / Ho chiesto la protezione internazionale. Come faccio per avere il codice fiscale?
Do të gjesh kodin fiskal te permesso di soggiorno të cilën do të japi Questura.

Aggiornamento: luglio 2018

 

La traduzione della scheda informativa è stata finanziata dal progetto Sportello Multilingue: Mediazione e Informazione