Kush mund ta kërkojë
Kush banon në Itali, punon dhe ka nje vendbanim, mund te paraqesë kërkesë për bashkim familjar.
Çfarë kushtesh duhet të plotësojë aplikanti/ja
të ardhurat ekonomike: të jetë e barabartë të paktën me shifrën vjetore të rrogës sociale, duke e shtuar atë me gjysmën e saj për çdo person të ribashkuar (për shëmbull: ne 2015 janë të nevojshme 8.746,14 € për të bashkuar 1 familjar dhe 11.661,52 € per 2 familjar, etj..)
banesa: në momentin e aplikimit duhet të tregohet disponibiliteti i një vendbanimi nëpërmjet kontratës së qerasë dhe çertifikatës së përshtaçmërisë së banesës që lëshohet nga Komuna
Për cilët anëtarë të familjes që banojnë jashtë mund të aplikohet për bashkim
bashkëshorti/ja që nuk janë të ndarë ligjërisht dhe që kanë mbushur moshën 18 vjeç
femijët e mitur, edhe të bashkëshortit/es, ose te lindur jashtë martese, të pa martuar (prindi tjetër duhet të japi pëlqimin e tij)
fëmijët në moshë madhore në ngarkim, vetëm nëse nuk arrijnë të vetëmbahen për shkak të arsyeve të rënda shëndetsore (paaftësi totale)
prindër në ngarkim:
deri në moshën 65 vjeç: nëse nuk kanë fëmijë të tjerë në vëndin e lindjes ose të prejardhjes dhe janë plotësisht në ngarkim të fëmijës në Itali (nuk duhet të kenë të ardhura të tyren)
mbi moshën 65 vjeç: nëse fëmijët e tjerë nuk kanë mundësi për ti mbajtur për shkak të arsyeve të rënda shëndetsore, që vërtetohet nga Ambasada Italiane në vënd
Si të aplikoj
Aplikimi për kërkesën e autorizimit për bashkim (nullaosta) bëhet nëpërmjet një procedure në internet (telematike) në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme: https://nullaostalavoro.interno.it
Për prezantimin dhe përpilimin e kërkesës mund të kërkoni asistencë pranë Komunave, Patronateve apo Shoqatave që ofrojnë këtë shërbim.
Çfarë duhet bërë pasi familjari ka hyrë në Itali
Brenda 8 ditësh nga hyrja në Itali kontaktohet Sporteli i vetëm për Imigrim për të planifikuar një takim për të kërkuar lejen e qëndrimit për familjarin e sapoardhur
Çfarë duhet bërë pas takimit në Sportelin e vetëm për Imigrim
Shko tek zyrat e mëposhtme:
Posta italiane: tё postojё kёrkesёn e re tё lejes sё qёndrimit
Komunёn e banimit: pёr tu regjistruar nё gjёndjen civile
Azienda ASL: tё kёrkojё rregjistrimin nё Shёrbimin Kombёtar Shёndetsor
Nё Kuesturё: tё paraqitet ditёn e takimit për shenjat e gishtёrinjve dhe mё pas pёr tёrhqjen e lejes sё qёndrimit.