Regione Toscana
FAQ ricongiungmento - albanese

Pyetje dhe përgjigje rreth autorizimit (nullaosta) për bashkim familiar  - (Domande e risposte sul nullaosta al ricongiungimento familiare)

1. Në cilin Sportel do të paraqitet kërkesa për autorizim (nullaosta)?
Prezantimi është online. Është vetë sistemi kompjuterik që ia dërgon Sportelit përkatës.

3. Çertifikata e banesës së përshtatshëm, e lëshuar nga zyrat kompetente komunale, duhet të dorëzohet në origjinal?
Po

4. Ku mund të kërkohet çertifikata e banesës së përshtatshme?
Duhet të kërkohet në Komunën ku gjendet banesa.

5. Çfarë duhet paraqitur për të treguar se kontrata e qerasë është rinovuar?
Kopja e Modelit F23 që ka të bëjë me pagesën e taksës vjetore në Zyrën e regjistrit.

6. Çfarë duhet të paraqitet në rast mbledhjeje së të ardhurave me një pjestar të familjes?
Pjestari i familjes duhet ti paraqesë të ardhurat e tija bashkë me dokumentat relative të punës.

7. Kujt i duhet paraqitur dokumentacionin për gjendjen familjare?
Në momentin e aplikimit për vizë për të hyrë në territorin e shtetit italian, familjari, për të cilin është bërë kërkesa për autorizim (nullaosta), pasi ta ketë marrë atë, ia dorëzon zyrtarit diplomatik konsullor përgjegjës për vendin e origjinës, çertifikatën që konfirmon marrëdhënjet familjare, martesore, moshën e mitur dhe çdo akt të gjendjes civile të domosdoshëm, që duhen të jenë të përkthyera dhe të legalizuara.

8. Çfarë ndodh nëse çertifikata e kërkuar nuk është në dispozicion për shkak të mungesës së kompetencës së autoritetit të huaj kompetent ose nuk arrin të jetë e besueshme ashtu siç kërkohet?
Përfaqësimi diplomatik në vendin e origjinës (ose organi kompetent) i familjes, e lëshon dokumentacionin në bazë të testit të ADN-së, shpenzimet e të cilit duhet të përballohen nga palët e interesuara.

9. Si dokumentohet gjëndja shëndetësore e fëmijëve të rritur në ngarkim?
Nëpërmjet çertifikatës së lëshuar nga mjeku kompetent, i caktuar nga përfaqësimi diplomatiko-konsullor italian në vendin e origjinës së familjes për të cilët është kërkuar ribashkimi. Shpenzimet e e çertifikatës mjeksore përballohen nga vetë kërkuesi.

10. Si lëshohet autorizimi (nullaosta)?
Sporteli për Imigracion pasi verifikon plotësinë dhe vlefshmërinë e dokumentacionit thërret aplikuesin, i cili, duhet të sjellë një vulë me vlerë prej 16,00 € (marca da bollo). Për kërkesat e dërguara nga data 27 janar 2014 nuk do të jepet më autorizimi (nullaosta) në letër, por do të lëshohet një deklaratë që vërteton dorëzimin telematik tek Përfaqësuesit Kompetent Diplomatiko-Konsullor nga ana e Sportelit për Imigracion.
Gjithashtu, aplikantit i jepet edhe një njoftim i shkruar, me numrin e telefonit të Sportelit që duhet ti drejtohet për të lënë takimin për thirrjen e familjarit pranë Sportelit, për të kërkuar lejen e qëndrimit, brenda 8 ditësh nga hyrja e tij në Itali.

11. Brenda sa kohe mund të përdoret autorizimi (nullaosta)?
Mund të përdoret brenda 6 muajve që nga data e lëshimit.

12. A mund të delegohet dikush tjetër për tërheqjen e autorizimit (nullaosta)?
Për proçedurat para datës 27 janar 2014, autorizimi (nullaosta) mund t'i dorëzohet një personi me një prokurë të noterizuar, përveç rasteve të bashkëshortit/es ose të të afërmve të tjerë të drejtpërdrejtë ose jo, deri në shkallën e dytë, për të cilët mjafton një prokurë e thjeshtë.
Për kërkesat nga 27 janari parashikohet dorëzimi i një njoftimi që vërteton dhënien e autorizimit (nullaosta) për bashkim familjar. Komunikimi mund t'i dorëzohet një personi me një prokurë të thjeshtë, shoqëruar me një fotokopje te një dokumenti identiteti të deleguesit.

13. Çfarë duhet të bëjë aplikanti i huaj një herë që ka marrë autorizimin (nullaosta)?
Aplikimet e dorëzuara para datës 27 janar 2014:
t'ia dërgojë autorizimin (nullaosta) familjarit në vendin e origjinës, i cili duhet t'i drejtohet përfaqësuesve diplomatike ose konsullore italianë për të kërkuar vizën e hyrjes për bashkim familjar dhe të paraqesë dokumentacionin që vërteton lidhjen familjare.

Aplikimet e dorëzuara pas datës 27 janar 2014: nuk jepet më autorizimi (nullaosta) në letër, por një deklaratë e shkruar që vërteton lëshimin e autorizimit (nullaosta). Familjari duhet të kërkojë vizën e hyrjes pranë Përfaqësuesëve Kompetentë Diplomatiko-Konsullor jo më vonë se gjashtë muaj nga data e komunikimit.

14. Ku duhet paraqitur kërkesa për vizë hyrëse për bashkim familjar?
Pranë Përfaqësuesëve Diplomatikë ose Konsullorë Italianë, në Shtetin e origjinës ose të rezidencës së përherëshme të të huajit.

15. Çfarë duhet të përmbajë kërkesa për vizë dhe çfarë dokumentash duhen bashkëngjitur?
Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat e plota të familjarit që do bashkohet, e po ashtu, edhe detajet e pasaportës ose të një dokumenti tjetër udhëtimi të njohur në mënyrë ekuivalente (dokument udhëtimi për persona pa shtetësi, dokument udhëtimi për refugjat, letër udhëtimi për të huajt që nuk kanë mundësi të marrin një dokument të vlefshëm nga Autoritetet e vendit në të cilin ata janë shtetas, lejekalimi e Kombeve të Bashkuara ose një dokument individual i lëshuar nga një Zyrë Qëndrore e NATO-s). Kërkesës i duhet bashkangjitur pasaporta ose një dokument tjetër udhëtimi i njohur në mënyrë ekuivalente, autorizimi (nullaosta) dhe dokumentacioni që tregon e vërteton lidhjen familjare.

16. Kur dhe si lëshohet viza e hyrjes?
Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës për vizë.

17. Lëshohen dokumenta të tjerë nga përfaqësuesit diplomatik apo konsullorë së bashku me lëshimin e vizës së hyrjes?
Po, lëshohet një njoftim me shkrim në një gjuhë që të kuptohet nga aplikanti për vizë ose, nëse nuk parashikohet ajo gjuhë, atëherë, në anglisht, frëngjisht, spanjisht ose arabisht. Në këtë njoftim ilustrohen të drejtat dhe obligimet që ka personi në lidhje me hyrjen dhe qëndrimin e tij në Itali, si dhe detyrimin për tu paraqitur brënda 8 ditësh nga hyrja në Itali në SUI (Sportelin e Emigracionit).

18. Kë duhet të njoftojnë autoritetet diplomatike ose konsullore për lëshimin e vizës aplikantit?
Sportelin për Emigracion në mënyrë telematike (me internet).

19. Çfarë duhet të bëjë pritësi i familjarit që vjen me vizë bashkimi familiar?
Duhet të njoftojë me shkrim, brenda 48 orësh, autoritetet e sigurisë publike lokale; duhet të njoftojë se ka strehuar, mikpritur apo i ka lejuar përdorimin e pronësinë së pasurisë së patundshme, fshatare apo urbane, personit të ardhur, edhe se është i afërm ose kushëri. Njoftimi duhet të përmbajë identitetin e pritësit dhe personit të sapo ardhur, detajet e pasaportës ose të dokumentit identifikues personal, vendndodhjen e saktë të pronës së lejuar për përdorim ose në të cilën personi jeton dhe po ashtu arësyen për cilën është shkruar ky komunikim.
Shkelja parashikon një ndëshkim administrativ me pagesë të një gjobe prej 160 deri 1.100 Euro.

20. Nga kush dhe si i dorëzohet kërkuesit vendimi i refuzimit të lëshimit të vizes hyrëse?
Njoftohet nga autoritetet diplomatike ose konsullore me vendim të shkruar e të motivuar, që përmban të gjitha arësyet dhe ankesa eventuale, në qoftë se nuk janë kërkesat e përcaktuara nga proçedura e mësipërme ose kur mund të ekzistojnë dënime të provuara në shkallë të parë, si për shembull probleme droge; liri seksuale; përkrahje të emigracionit të paligjshëm drejt Italisë dhe emigracionit të paligjshëm nga nga Italia drejt Shteteve të tjera; krime që lidhen drejtpërsëdrejti me grabitje njerëzish të destinuar për prostitucion; shfrytëzim prostitucioni; shfrytëzim i të miturve për aktivitete të paligjshme. Nëse aplikuesi nuk e kupton gjuhën italiane, masa e marrë shoqërohet nga një përkthim në një gjuhën që ai kupton, ose të paktën në anglisht, frëngjisht, spanjisht ose arabisht, sipas preferencave të shprehura nga vetë individi.

21. A mund ta marrin autorizimin (nullaosta) për bashkim familjar aplikantët që nuk kanë të ardhura?
Po, në rast se aplikanti nuk ka të ardhura personale atëherë mund të konsiderohen të ardhurat e bashkëshortit/es ose anëtarëve të familjes që bashkëjetojnë, por duhet të jenë të mjaftueshme.

22. Shtetasit e vendeve të treta, të cilëve u është njohur statusi i refugjatit dhe si rredhojë janë posedues të lejes së qëndrimit në azil dhe po ashtu shtetasit e vendeve të treta që i është dhënë e drejta e mbrojtjes subsidiare a mund ta kërkojë autorizimin (nullaosta) për bashkim familjar?
Po, dhe nuk janë të detyruar të paraqesin të ardhurat dhe rekuizitet për strehim.

23. Cilët janë dokumentat e identifikimit ekuivalent me pasaportën?
Dokumentet e identitetit ekuivalente me pasaportën mund të jenë:

  • dokument udhëtimi për personat pa shtetësi;

  • dokument udhëtimi për refugjatët;

  • letër udhëtimi për të huajt (të cilët nuk kanë mundësi të marrin një dokument të vlefshëm nga Autoritetet e vendit në të cilin ata janë shtetas);

  • lejekalimi e Kombeve të Bashkuara;

  • një dokument individual i lëshuar nga një Zyrë Qëndrore e NATO-s personelit ushtarak të një force të NATO-s;

  • librezë lundrimi, lëshuar​ detarëve për ushtrimin e veprimtarisë së tyre profesionale;

  • dokument për drejtimin ajror;

  • kartë identiteti e vlefshëm për largim nga vendi për shtetasit e huaj të një Shteti Anëtar të Bashkimit Evropian;

  • kartë identiteti dhe po ashtu edhe dokumenta të tjera të qytetarëve të Shteteve që janë anëtarë të “Marrëveshjes Evropiane për Heqjen e Pasaportës" (nënshkruar në Paris më 13,12,1957).

24. Si duhet të veprojë familjari që gjendet jashtë shteti një herë që ka marrë autorizimin (nullaosta)?
Duhet ti drejtohet zyrës diplomatike ose konsullore italiane për të dorëzuar kërkesën për lëshimin e vizës hyrëse, së bashku me dokumentat e që i ka nisur familjari i cili ka bërë kërkesën dhe po ashtu dokumentacionin që vërteton lidhjen dhe raportin familjar.

25. Si duhet të veprojnë familjarët e aplikantit pasi të ketë mbërritur në Itali me vizë për bashkim familjar?
Brenda 8 ditëve nga hyrja në Itali duhet të kontaktojë Sportelin për Emigracion që do i lëshojë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • çertifikatën për lëshimin e kodit fiskal

  • nënshkrim për akordin e integrimit dhe takimin për seancën e parë të formimit

  • zarfin postal për të bërë kërkesën për lëshimin e lejes së qëndrimit për arsye familjare

Pasi të ketë dërguar zarfin postal pranë zyrave të Postës, do të marrë njoftimin e datës së thirrjes në Kuesturë për të lënë shenjat e gishtave dhe më pas do ti dorëzohet leja e qëndrimit për arsye familjare ose refuzimi eventual.