Regione Toscana
pds UE - albanese

Leja e qëndrimit afatgjatë UE - (Permesso di soggiorno UE per soggiornanti di lungo periodo)

Çfarë është

Leja e qëndrimit afatgjatë CE është një dokument që i jep të drejten qytetarëve të vendeve të treta:

  • të hyjnë në Itali pa vizë;

  • të kryejnë çdo lloj pune si të punësuar apo të jenë me punesim autonom (përveç atyre punëve që ligji i rezervon ekskluzivisht për qytetarët italianë);

  • të përfitojnë nga:

  • ndihmat sociale

  • ndihmat në fushën e shëndetësisë, të arsimit dhe në fushën shoqërore

  • pjesëmarrja në jetën publike lokale duke u bazuar në format e parashikuara nga ligji.

 

Kush mund ta kërkojë

Kush:

  • është në posedim të një leje qëndrimitë të vlefshme të lëshuar në Itali, së paku që nga 5 vjet;

  • ka të ardhura jo më të ulëta se shuma vjetore e ndihmës sociale;

  • ka kaluar testin e njohjes së gjuhës italiane (në disa raste nuk është i domosdoshëm kalimi i testit).

 

Largimi nga territori nacional

Largimet nga Italia nuk e ndërpresin kohëzgjatjen e periudhës 5 vjeçare dhe përfshihen në llogari në rastet e mëposhtme:

- kur largimet në kohë janë më të shkurtra se 6 muaj rrjesht dhe nuk duhet të kalojnë një total prej 10 muajsh në 5 vite;

- kur kalohen më shumë se 10 muaj, për shkak të nevojës për të përmbushur detyrime ushtarake, për shkak arsyesh shëndetësore serioze të dokumentuara ose shkaqeve të tjera serioze.

 

Kush nuk mund ta kërkojë

Nuk mund ta kërkojë lejen e qëndrimi afatgjatë UE kush:

  • qëndron për motive studimi ose formimi profesional;

  • qëndron për mbrojtje të përkohshme ose për arsye humanitare, ose që ka kërkuar lejen e qëndrimit për këto arsye dhe është në pritje të një vendimi në lidhje me këtë kërkesë;

  • ka kërkuar mbrojtjen ndërkombëtare dhe është ende duke pritur një vendim definitiv;

  • ka një leje qëndrimi me afat të shkurtër;

  • gëzon një status ligjor të parashikuar nga Konventa e Vjenës e vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike; nga Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore e vitit 1963; nga Konventa e vitit 1969 mbi Misionet Speciale; ose nga Konventa e Vjenës e vitit 1975 mbi përfaqësim e Shteteve në marrëdhëniet e tyre me organizatat ndërkombëtare me karakter universal.

 

Kujt nuk mund ti lëshohet

Leja e qëndrimit afatgjatë UE nuk mund ti lëshohet atyre personave që konsiderohen si kërcënim për rendin publik ose për sigurinë e Shtetit.

 

Si kërkohet

Për ta kërkuar, mund të aplikoni në zyrat postale, në të cilat gjeni falas modulet e nevojshme, ose pranë Komunave dhe Patronateve që ofrojnë këtë shërbim, në të cilat keni në dispozicion të gjithë informacionet përkatëse.

 

Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit

Leja e qëndrimit afatgjatë UE është pa limit skadence.

 

Dokument identifikimi

Leja e qëndrimit afatgjatë UE përbën një dokument identifikimi personal për 5 vite nga data e lëshimit apo rinovimit. Rinovimi bëhet me kërkesë të interesuarit duke paraqitur fotografi te reja.

 

Rastet në të cilat leja e qëndrimit revokohet

Leja e qëndrimit afatgjatë UE revokohet:

  • nëse është marrë në mënyrë të paligjshme;

  • në rast dëbimi (ekspulsioni);

  • kur nuk përmbushen kushtet për lëshim;

  • në rast largimi nga territori i Bashkimit Evropian për një periudhë prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;

  • në rast të marrjes së një leje tjetër qëndrimit afatgjatë nga një shtet tjetër anëtar të BE-së;

  • në rastin e heqjes ose ndërprerjes së statusit të refugjatit ose të mbrojtjes subsidiare.

 

Për më shumë informacione

www.immigrazione.regione.toscana.it » Contenuti (përmbajtja) » Schede informative sui procedimenti (skedat informuese mbi procedurat) » Permesso di soggiorno UE per soggiornanti di lungo periodo per stranieri e loro familiari (Leja e qëndrimit afatgjatë UE për të huajt dhe familjet e tyre)

Për informacione

Questura di Firenye (Kuestura e Firences)

Via della Fortezza, 17

Fax 0554977062

e-mail: immig.quest.fi@pecps.poliziadistato.it