Që nga data 9 dhjetor 2010 duhet të kalohet testi i gjuhës për të pasur të drejtën për aplikim për leje qëndrimi afatgjatë UE.
Kush duhet ta kalojë testin
Testi duhet të kalohet nga shtetasit jo komunitarë, të cilët zotërojnë, së paku që nga 5 vite, një leje qëndrimi të vlefshme të lëshuar në Itali, përmbushin kërkesat e të ardhurave dhe duan të kërkojnë lëshimin e lejes së qëndrimit afatgjatë UE.
Duhet të mbështetet edhe nga anëtarët e familjes për të cilët mund të kërkohet leja e qëndrimi UE.
Kush nuk është i detyruar ta bëjë testin
Nuk është i detyruar ta bëjë testin e njohjes së gjuhës italiane:
kush vuan nga kufizime të rënda në aftësinë e mësimit të gjuhës si rrjedhojë e moshës, sëmundjeve apo aftësisë së kufizuar;
të miturit nën 14 vjeç, edhe të njërit nga bashkëshortët, të lindur edhe jashtë martese;
kush është në posedim të një çertifikate që vërteton njohjen e gjuhës italiane, të paktën në nivelin A2, të Kuadrit të Përbashkët me referencë Evropiane për njohjen e gjuhëve, të miratuar nga Këshilli i Evropës e lëshuar nga organet e çertifikimit, e njohur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Arsimit, Universitetit e Hulumtimit.
kush ka ndjekur një kurs të gjuhës italiane pranë Qendrave Territoriale Permanente (QTP) dhe në fund të kursit, ka marrë një titull që vërteton arritjen e një niveli të njohurisë së gjuhës italiane jo më të ulët se A2, bazuar në Kuadrin e Përbashkët me referencë Evropiane për njohjen e gjuhëve.
kush ka ndjekur kurse të gjuhës italiane pranë CTP-së dhe ka marrë një titull që vërteton, së paku, arritjen e nivelit A2 të njohjes së gjuhës italiane.
kush ka, në kuadër të krediteve të plotësuara në bazë të marrëveshjes së integrimit, një nivel jo më të ulët se A2 të njohjes së gjuhës italiane, në Kuadrin e Përbashkët me referencë Evropiane për njohjen e gjuhëve.
kush është diplomuar pranë një instituti shkollor në nivelin e shkollave nëntëvjeçare apo të shkollave të mesme o pranë qëndrave krahinore për arsim; kush është i rregjistruar në një kurs Universitetar Shtetëror ose Privat, i njohur legalisht në Itali; kush frekuenton në Itali doktoraturën apo një master universitar;
kush ka hyrë në Itali për të punuar "në raste të veçanta", jashtë kuotave, për të kryer aktivitete si:
drejtues, ose si personel teper i specializuar i kompanive që kanë zyra ose filiale në Itali apo që kanë zyra përfaqësuese të shoqërive të huaja, të cilat, kanë filialin kryesor të aktivitetit të tyre në territorin e një shteti anëtar të Organizatës Botërore të Tregtisë; ose si drejtues të filialeve kryesore në Itali, të kompanive italiane, apo të kompanive të një Shteti tjetër Anëtar i Bashkimit Evropian;
profesor universiteti që do të ketë në Itali rolin e një akademiku;
përkthyes;
gazetarë korrespondent të akredituar zyrtarisht në Itali dhe të punësuar nga shtypi, si gazeta e revista, apo të punësuar nga radio dhe televizioneve të huaja, me të ardhura të rregullta;
mbajtësit e statusit të refugjatit ose të mbrojtjes subsidiare
Çfarë duhet të çertifikojë testi
Testi duhet të demonstrojë një njohuri të gjuhës italiane, në nivelin A2, të Kuadrit të Përbashkët me referencë Evropiane për njohjen e gjuhëve, të miratuar nga Këshilli i Evropës.
Tabela e vetë-vlerësimit gjuhësor
Ç’njohuri e gjuhës italiane i korrespondon nivelit A2
Nëse njihet gjuha italiane, së paku në nivelin A2, atëherë keni fituar aftësitë e mëposhtme:
Dëgjimi: Arrij të kuptoj fjalë dhe fjali të cilat përdoren me frekuencë të lartë e që kanë të bëjnë direkt me çka më intereson (p.sh. informacione personale dhe familjare, informacione rreth blerjeve, ambientit përreth, punës, etj). Arrij të kuptoj sensin dhe domethënjen e mesazheve apo njoftimeve të shkurtra, të thjeshta e të qarta.
Leximi: Arrij të lexoj tekste të thjeshta e shumë të shkurtra, dhe po ashtu, arrij të gjej informacione specifike e të parashikueshme në materialet e përditshme, si në reklama, programe, menu dhe orare. Arrij të kuptoj letra personale të thjeshta e të shkurtra.
Bashkëveprimi: Arrij të komunikoj duke u perballur me detyra të thjeshta rutine, të cilat kërkojnë një shkëmbim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të informacionit mbi tema dhe aktivitete të njohura. Arrij të marr pjesë në biseda të shkurtra, edhe se, zakonisht, nuk arrij të mbaj një bisedë vetë.
Të folurit: Arrij të përdor një seri shprehjesh e fjalish për të përshkruar me fjalë të thjeshta familjen time dhe njerëzit e tjerë, kushtet e mia të jetesës, shkollimin tim, po ashtu edhe punën time aktuale ose atë më të fundit.
Të shkruarit: Arrij të marr shënime të thjeshta e të shkurtra, dhe po ashtu, të shkruaj mesazhe në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me nevoja të menjëhershme. Po ashtu, arrij të shkruaj një letër shumë të thjeshtë personale, për shembull për të falenderuar dikë.
Si mund të aplikoj për të dhënë provimin
Për të kërkuar aplikimin në testin italian për lëshimin e lejes së qëndrimit afatgjatë UE, është e nevojshme të lidheni me faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme: https://testitaliano.interno.it
Udhëzime
1. Në anën e majtë të faqes kryesore klikoni "Effettua registrazione" (bëni rregjistrimin) ose, nëse i posedoni, shkruani adresën e e-mail-it dhe fjalëkalimin.
2. Pasi të shkruani e-mail-in dhe fjalëkalimin, klikoni te "Invia" (dërgo), e kështu do të kaloni në faqen tjetër. Klikoni në "Richiesta moduli" (kërkimi i moduleve).
3. Lëvizni drejt pjesës së poshtme të faqes "Richiesta moduli" (kërkimi i moduleve) për të gjetur formularin e aplikimit për testin e italishtes (shih imazhin e më poshtëm)
4. Kliko në "Richiesta di ammissione al test di conoscenza della lingua italiana ai fini del rilascio del permesso di soggiorno UE per soggiornanti di lungo periodo" (Kërkesë për pranim në testin e njohurisë së gjuhës italiane për dhënien e lejes së qëndrimit afatgjatë UE)
5. Plotësoni të gjithë formularin on line (në internet) duke klikuar butonin "Avanti" (përpara)
6. Ruajeni formularin e plotësuar dhe dërgojeni atë duke klikuar butonat "Salva" (ruaj) dhe pastaj "Invia" (dërgo).
7. Pas aplikimit elektronik, aplikanti do të thirret, për të dhënë testin, nëpërmjet një letre rakomande.
Ku zhvillohet testi
Nëse kërkesa rezulton e rregullt, atëherë Prefektura, brenda 60 ditëve nga data e kërkesës, thërret aplikantit për të dhënë testin e njohjes së gjuhës italiane, duke i komunikuar datën, orën dhe vendin në të cilën do të paraqitet.
Çfarë ndodh në rast se nuk paraqitesh në datë e testit
Në rast mungese të pa arsyeshme në seancën e testit, aplikuesi mund të paraqesë një kërkesë të re pas 90 ditësh, duke u nisur nga data që duhej te zhvillonte testin herën e parë; sistem elektronik nuk lejon dërgimin e një kërkese të re brenda 90 ditëve; justifikim i vetëm për mungesë, që merret parasysh, janë arsyet shëndetësore, të çertifikuara nga mjeku personal ose nga një mjek i ASL-it. Çertifikata duhet të bëhet në Komisionin pranë CTP-së në ditën e caktuar për testin, që deklarohet në letrën e thirrjes; para datës së caktuar për kryerjen e testit, aplikanti mund ti kërkojë Prefekturës spostimin e seancës në rast pamundësie.
Si funksionon testi
Qytetari jo komunitar paraqet letrën e thirrjes për zhvillimin e testit dhe identifikohet nga stafi i Prefekturës.
Testi është i strukturuar rreth të kuptuarit e teksteve të shkurtra dhe rreth aftësive për të bashkëvepruar; zhvillohet me sisteme informatike.
Me kërkesë të aplikuesit, testit mund të zhvillohet i shkruar e jo në mënyrë kompjuterike. Përmbaja, kriteret e vlerësimit dhe afati kohor janë të njëjtit që janë vendosur për testet e kryera duke përdorur mjetet informatike.
Rezultati i testit i komunikohet shtetasit të huaj dhe ruhet nga stafi i Prefekturës në sistemin informativ të Departamentit për liritë civile dhe emigracionin, të Ministrisë së Brendshme. Në rast rezultati negativ, testi mund të përsëritet duke paraqitur përsëri kërkesën për aplikim.
Cilat janë provat që parashikon testi
Prova e dëgjimit (rreth 25 minuta)
Prova e leximit dhe e të kuptuarit (rreth 25 minuta)
Prova e shkrimit (rreth 10 minuta)
1) të dëgjuarit (prova e të të kuptuarit oral) e një regjistrimi (p.sh. një dialog mes 2 personave).
kandidatit dëgjon një listë pyetjesh
ridëgjimi i bisedës
i përgjigjet pyetjeve me: zgjedhje të shumëfishtë; të përziera; e vërtetë/fallso
2) lexim (prova e të kuptuarit të të shkruarit)
kandidatit i dorëzohet një ekstrakt i shkurtër
lexim në heshtje
i përgjigjet pyetjeve përmes zgjedhjes së shumëfishtë, të përziera, e vërtetë/fallso, ose duke përfunduar fjalinë.
3) shkrim (prova e të shkruarit)
jepet një temë
Kandidati duhet të shkruajë një tekst të shkurtër (p.sh. një kartolinë që do t'ia dërgojë miqve, duke i shpjeguar ku ndodhet, çfarë po bën, etj., ti përgjigjet një e-mail-i, ose të plotësojë formularë)
Testi konsiderohet i kaluar, nëse kandidati merr një rezultat pozitiv në të paktën 80% të rezultatit total të provave.
Shih “testo delle prove del test di conoscenza della lingua italiana [file PDF]” (tekstin e testeve të njohjes së gjuhës italiane [PDF file]) që u zhvillua më 19 janar 2011 në Firence.
Verifiko rezultatin e testit të italishtes
Për të kontrolluar rezultatin e testit të italishtes për lëshimin e lejes së qëndrimit afatgjatë UE është e nevojshme të lidheni me faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme:
https://testitaliano.interno.it
Udhëzime
1. Në krahu e majtë të faqes kryesore shkruani elementet dhe kodet e identifikimit të përdoruesit:
adresa e postës elektronike (e-mail-i) që shërben si identifikues i përdoruesit në sistemin elektronik të Ministrisë së Brendshme për të bërë kërkesën e pjesëmarrjes në test
fjalëkalimi i përdorur për të hyrë në sistemin telematik (online) të Ministrisë së Brendshme për të bërë kërkesën e pjesëmarrjes në test
dhe klikoni "Invia" (dërgo)
2. Në faqen e internetit "Servizi Disponiobili" (shërbime të disponueshme), e cila do të hapet pas futjes së e-mail-it dhe fjalëkalimit, klikoni në të majtë "Domande” (Pyetje)
3. Në tabelën qendrore, që do të shfaqet pastaj, klikoni mbi ikonën “lente d'ingrandimento” (lupa zmadhuese) në korrispondencë të emrit të përdoruesit në "Azioni" (Veprime)
4. Konsultoni rezultatin e testit të italishtes në tabelën që do të shfaqet.