C'farë është
Kthimi Vullnetar i Asistuar (KVA) është një program që i jep mundësinë qytetarëve jo komunitar të kthehen në Shtetin e tyre të lindjes, vullnetarisht dhe me ndërgjegje të plotë, në kushte të sigurta dhe me një asistencë të përshtatshme.
Kthimi Vullnetar i Asistuar jep ndihmë në lidhje me organizimin dhe pagesën e udhëtimit, e po ashtu ndihmon qytetarët të reintegrohen në shoqëri e në botën e punës në vendlindjen e tyre. Programet kryhen mbi baza individuale, dhe gjithmonë në përgjigje të një kërkese vullnetare nga ana e migruesit.
Realizimi i programeve përfshin disa faza: raportimin dhe vlerësimin e rastit; zhvillimin e një projekti individual që merr parasysh aftësitë dhe synimet e migruesit; mbështetjen dhe realizimin e këtij projekti në vendlindje.
Kthimi Vullnetar i Asistuar zbatohet nga Qeveria Italiane, në favor të qytetarit jo komunitar, përmes Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (ONM). Në Itali realizohen projekte të ndryshme KVA (shih www.reterirva.it> i progetti di ritorno “projektet e kthimit”).
Kujt i drejtohet
Programi i Kthimit Vullnetar të Asistuar i drejtohet kategorive të mëposhtme të migrantëve:
Personat e pambrojtur (persona me aftësi të kufizuara, të moshuar, fëmijë të mitur, anëtarë të familjeve me një prind me fëmijë të mitur, viktima të dhunës së rëndë psikologjike, fizike apo seksuale);
viktimat e trafiqeve, persona që vuajnë nga sëmundje të rënda, aplikantë për mbrojtjen ndërkombëtare dhe ato që përfitojnë nga ndihmat humanitare ndërkombëtare;
qytetarët jo komunitarë, të cilët nuk i plotësojnë kushtet për rinovimin e lejes së qëndrimit;
qytetarët jo komunitarë ndaj të cilëve janë marrë masa dëbimi ose që nuk i është pranuar kërkesa e qëndrimit, të cilët mbahen në qendra identifikuese dhe dëbuese;
qytetarët jo komunitarë ndaj të cilëve janë marrë masa dëbimi ose që nuk i është pranuar kërkesa e qëndrimit, por që i është dhënë një periudhë kohe për largimin vullnetar.
Kush është i përjashtuar
Nga programi i Kthimit Vullnetarë të Asistuar përjashtohen:
qytetarët komunitarë;
qytetarët jo komunitarë që kanë dy nënshtetësi (BE dhe të një vëndi të tretë);
mbajtësit e lejes së qëndrimit afatgjatë UE (BE);
ato që tashmë kanë përfituar nga ky program.
ato persona që janë dënuar me dëbim të detyruar, të cilët duhet të shoqërohen në kufi nga forcat e rendit publik, të kufizuar në rastet kur është vendosur të kryhet dëbimi për shkaqe të rendit publik, të sigurisë së shtetit, të rrezikur shoqëror, apo në qoftë se personi nuk e ka respektuar skadencën për largimin vullnetar.
personi që është i destinuar të dëbohet, vetëm në rastet e mosrespektimit të njoftimit që i është bërë për të lënë territorin e shtetit;
personi që si denim ka dëbimin si rezultat i sanksionit penal.
E rëndësishme
Të gjithë personat që përfitojnë nga programet e KVA-së heqin dorë nga statusi i tyre dhe nga leja e qëndrimit në momentin e nisjes, megjithatë, këto persona, nuk do të kenë probleme për të hyrë sërisht në Itali në mënyrë të rregullt.
Si të raportojmë një rast
Për të raportuar rastin e një migranti që është i interesuar në qasjen e programit të Kthimit Vullnetar të Asistuar mund të:
kontakohet zyra e ndihmës shtetërore për Kthimin nr. telefoni 0492023830 (nga e hëna në të premten, nga ora 9:30 deri në orën 13.30); e-mail: info@reterirva.it
ose
mund drejtoheni direkt në pikën më të afërt të informacionit të rrjetit RIRVA.
Pikat informuese të Rrjeti RIRVA Toskanë
FIRENCE
Shoqata “Progetto Arcobaleno Onlus” (Projekti Ylber Onlus)
Shoqata “Volontariato penitenziario Onlus” (Shërbimi Vullnetarë në Burgje Onlus)
Shoqata Ndërkulturore e Grave "Nosotras"
“Gli Anelli Mancanti Onlus” (Hallkat e Mangëta Onlus)
C.A.T. "Centro di Animazione Triccheballacche" (Qendra Animatore “Triccheballacche" e Kooperativës Shoqërore Onlus )
ARCI Komiteti Rajonal i Toskanës
TRAME Onlus - Shoqata - pikë ndërgjegjësimi
LIVORNO
Fondacioni “Caritas Livorno Onlus”
Shoqata Randi
Arca Coop. Sociale s.r.l – Qëndër Informacioni për Emigrantët
Qëndra Botërore e Zhvillimit Reciprok
LUKA (Lucca)
Shoqata CEIS – Grupi “Giovani e Comunità” Onlus (Lucca) (Të Rinjtë dhe Komuniteti, Luka)
PIZA (Pisa)
Konsorciumi Publik Shoqëria e Shëndetësisë në Zonën e Pizës
Kooperativa Shoqërore “Il Cerchio” (Rethi)
Gra në lëvizje – DIM – pikë ndërgjegjësimi
SIENA
Shoqata e Shëndetësisë e Valdikjanës Seneze (Valdichiana Senese)
Komuna e Sienës
“La Rondine” (dallëndyshja) – Shoqëria Kooperativa Sociale
PRATO
Komuna e Pratos – Shërbimi i Emigracionit dhe Mundësive të Barabarta
SARAH Soc. Coop. Sociale Onlus (Kooperative Sociale Onlus)
ASTIR Konsorciumi i Kooperativave Shoqërore arl – pikë ndërgjegjësimi
ARECO (Arezzo)
Provinca e Arecos - Qendra për Mundësi të Barabarta
Komuna e Arecos
Gati Grua
GROSETO (Grosseto)
COESO Shoqëria e Shëndetësisë në zonën Grosetane
MASA KARRARA (Massa Carrara)
Arci Komisjoni Provincial i Masa Karrarës – pikë ndërgjegjësimi
Për kontakte dhe azhornime rreth pikave informuese konsultoni www.reterirva.it> La Rete Rirva> Toscana (Rrjeti Rirva> Toskana)
Objektivi i operatorit të rrjetit, në bashkëpunim me stafin e tij, do jetë të informojë migrantin rreth mundësive që ka në dispozicion dhe ta orientojë atë në zgjedhjen e projektit që mundëson kthimin.
Nëse migranti vendosë ta aplikojë programin, atëherë do të ndihmohet në përpilimin e kërkesës për aplikimin dhe po ashtu të paraqesë dokumentat e nevojshëm.
Dokumentat që duhen paraqitur
fotokopje të pasaportës
fotokopje të lejes së qëndrimit (nëse keni)
dokumenta të tjerë të mundshëm: Deklaratë papunësie dhe/ose çertifikata mjekësore, etj
Miratimi i rasteve
OIM-ja pasi të ketë marrë dhe të ketë verifikuar dokumentacionin e çështjes, do t’ia nisë për miratim autoritetit kompetent.
Faqe interneti të dobishme
Rete italiana per il Ritorno Volontario Assistito RIRVA (Rrjeti Italian për Kthimin Vullnetar të Asistuar)
Ritorni Volontari Assistiti – OIM Organizzazione Internazionale per le Migrazioni
(kthime Vullnetare të Asistuara - ONM Organizata Ndërkombëtare për Migrim)