Regione Toscana
Lista e dokumentave të kërkuara për aktivitete të punës së pavarur - Elenco dei documenti richiesti per l'attivita' di lavoro autonomo

Lista e dokumentave të kërkuara për aktivitete të punës së pavarur - Elenco dei documenti richiesti per l'attivita' di lavoro autonomo

1. Profesionist i lirë

  • deklarata e lëshuar nga Administrata kompetente per dhënien e kualifikimit eventual, liçensa, autorizimi, ose e thënë ndryshe deklarimi për fillimin e aktivitetit, nga entet e posaçem për mbikqyrjen e kategorive profesionale;

  • demonstrimi i të ardhurave vjetore për një shumë më të madhe se minimumi i parashikuar nga ligji për të ardhurat minimale (8.500 euro).

2. Sipërmarrës, tregtar dhe zejtarë

- vërtetimi i parametrave të referimit për disponueshmërin e të ardhurave financiare të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, i lëshuar nga Dhoma e Tregtisë, Industria, Zejitaria dhe Agrikultura e rajonit në të cilin dëshiron të kryej veprimtarinë ose nga urdhri kompetent profesional (neni. 39, pika 3, i DPR 394/1999);

- demostrimi i të ardhurave ekonomike të mjaftueshme në masën e përcaktuar nga çertifikata e pikës së mëparshme;

- parametrat e pikave të mësipërme të cilat bazohen në disponushmërin nga ana e kërkuesit në Itali të një sasie jo më të ulët të kapitalit me bazë vjetore, të një shume mujore të barabartë me çekun social;

- fotokopia e atributimit të partita IVA;

- deklarata e llëshuar nga Administrata kompetente per dhënien e kualifikimit eventual, liçensës, autorizimit, ose deklarimin per fillimin e aktivitetit;

- demonstrimi i te ardhurave vjetore për një shumë më të madhe se minimumi i parashikuar nga ligji per te ardhurat minimale (8.500 euro).

 

3. Titullari i një kontrate për ofrim shërbimi, konsulenc, etj.

- çertifikata e regjistrimit të firmës për të cilën do të ushtroj aktivitetin e punës për të paktën 3 vjet, në Regjistrin e ndërmarrjeve (visura camerale);

- kopia e bilançit të fundit të firmës ( shoqëris për kapital) të depozituar në Regjistrin e ndërmarrjeve, ose të deklarimit të të ardhurave të fundit (shoqëri për persona ose firma individuale), nga e cila duhet të rezultojë që shkalla e hyrjeve financiare ose të ardhurat janë tëmjaftueshme për të garantuar shpërblimin;

- kontratën e punës, me anë të të cilës i sigurohet puntorit autonom një shpërblim më shumë nga nivelii minima i parashikuar nga ligji për përjashtimin nga pjesëmarrja në shpenzimet shëndetsore (8.500,00 euro).

- kopia e deklaratës së përgjegjësisë, të dërguar në Drejtorin kompetente Provinciale të Punës, me anë të së cilës tregohet që, sipas kontratës së nënshkrua, nuk do të krijohet asnje lloji raporti pune të vartur.

 

4. Ortakë, administratorë shoqërie – kopia e aktit të formimit të shoqëris;

- çertifikata e regjistrimit të shoqëris, aktive të paktën preji 3 vjetësh, në Regjistrin e ndërmarrjeve (visura camerale);

- deklarata e përfaqsuesit legal të shoqëris e cila siguron, për ortakun që do të ushtroj aktivitetin, ose për personin i cili mbulon role sociale, të ardhura me një vlerë më shumë nga nivelii minimal i parashikuar nga ligji për përjashtimin nga pjesëmarrja në shpenzimet shëndetsore (8.500,00 euro);

- kopia e bilançit të fundit të firmës ( shoqëris për kapitale) të depozituar në Regjistrin e ndërmarrjeve, ose të deklarimit të të ardhurave të fundit (shoqëri për persona ose firma individuale), nga e cila duhet të rezultojë që shkalla e hyrjeve financiar;

- kopia e deklaratës së përgjegjësisë, të dërguar në Drejtorin kompetente Provinciale të Punës, me anë të së cilës të tregohet që, sipas kontratës së nënshkrua, nuk do të krijohet asnje lloji raporti pune të vartur.

 

5. Lektor universitarë për shkëmbim ose tëgjuhës nënë

- deklarata e lëshuar nga universiteti ose nga instituti i shkollës së mesme dhe të kërkimit, publikë ose privatë, që vërteton se personi zotëron kompetencat profesionale të nevojshme për përfundimin e aktiviteteve;

- demostrimi i të ardhurave me një vlerë më shumë nga nivelii minimal i parashikuar nga ligji për përjashtimin nga pjesëmarrja në shpenzimet shëndetsore (8.500,00 euro);

- çertifikata nga Drejtoria Rajonale e Punës ku provohet që nga programi nuk rezulton një raport pune të vartur.

 

6. Përkthyes

- titull i studimit ose çertifikat profesionale për përkthyes, specifik për gjuhët e kërkuara, të lëshuara përkatësisht, nga shkolla shtetërore ose nga një ent publik ose një institut tjetër i barabartë, simbas legjislacionit në fuqi të Shtetin në të cilin është lëshuar, të vulosura siç duhet nga ana e përfaqsimeve diplomatike ose konsullatave kompetente;

- demostrimi i të ardhurave me një vlerë më shumë nga nivelii minimal i parashikuar nga ligji për përjashtimin nga pjesëmarrja në shpenzimet shëndetsore (8.500,00 euro);

- çertifikata nga Drejtoria Rajonale e Punës ku provohet që nga programi nuk rezulton një raport pune të vartur.

 

La traduzione della scheda informativa è stata finanziata dal progetto Sportello Multilingue: Mediazione e Informazione