Ç'farë është
Akordi i integrimit është një “pakt” midis Shtetit dhe qytetarit jokomunitar i cili ka si synim të lehtësoji integrimin, duke ofruar instrumentet e nevojshme për kuptimin e parimeve themelore të Kushtetutës italiane, të gjuhës italiane.
Kush duhet të firmosi Akordin
Duhet të firmosin Akordin qytetarët jokomunitar me moshë mbi 16 vjeç të cilët hyn për herë të parë në Itali dhe paraqisin kërkesën për lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) me kohëzgjatje jo më pak se një vit.
Kur firmoset Akordi
Akordi firmoset ditën e takimit për kërkesën e lejes së qëndrimit (permesso di soggiorno) në Sportelin Unik për Emigrimin në Prefekturë ose në Kuesturë.
Akordi është i përkthyer në gjuhën e kërkuar nga personi i cili duhet të firmosi ose n.q.f kjo nuk është e mundur në nje gjuhë tjetër të njohur.
Për të miturit nga mosha 16 deri në moshën 18 vjeç, Akordi firmoset dhe nga prindërit ose kush ka drejtën pridërore, të cilët banojnë rregullisht në Itali.
Ku firmoset Akordi
Prefekturë: kush ka hyrë në Itali me vizë për motive pune ose familiare.
Kuesturë: kush ka hyrë në Itali me vizë për motive studimi, bashkimi familiar (ricongiungimento in deroga), rezidencë elektive ose motive fetare.
Kush duhet të bëjë verifikimin
Personat të cilët hyn në Itali për:
Prefektura, do të bëjë verifikimin e kredive të arritura mbas dy viteve të firmosjes së Akordit. (shiko tabelën e pikëve)
Për informacione
Sporteli Unik për Integrimin (Prefektura e Firences)
Rruga Giacomini, 8 – Firence
Telefon 055 2783643 – të hënë, të martë, të mërkurë dhe të enjte 9.00 - 12.00
e-mail: immigrazione.pref_firenze@interno.it
posta e çertifikuar: immigrazione.preffi@pec.interno.it
Për më shumë informacione
www.immigrazione.regione.toscana.it > Area tematica > Accordo di integrazione