Regione Toscana
Pyetje dhe përgjigje për Akordin e Integrimit - Domande e risposte sull' Accordo di integrazione

Pyetje dhe përgjigje për Akordin e Integrimit - Domande e risposte sull' Accordo di integrazione

Kush nuk duhet të firmosi Akordin

Personat me sëmundje ose me paaftësi të cilat limitojnë rëndë autonominë ose me vështirsi të rënda në kuptimin e gjuhës ose kulturës. Këto duhet të dëshmohen nga një çertifikat e lëshuar nga një strukturë sanitare publike ose nga një mjek i konvencionuar me Shërbimin Shëndetsior Nacional.

Akordi nuk firmoset dhe në këto raste:

  • të mitur të pa shoqëruar (nga prindërit), të birësuar ose nën tutel, për të cilët Akordi zëvendësohet nga fundi i projektit të integrimit social ose civil.
  • Viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore, të dhunës ose të shfrytëzimit të rëndë, për të cilët Akordi është i zëvendësuar nga programi i asistencës dhe integrimit social.

Duke firmosur Akordin çfarë angazhohet të kryej qytetari jokomunitar?

Qytetari jokomunitar angazhohet të:

  • arrijë një nivel të njohjes së gjuhës italiane
  • arrijë një njohje të mjaftueshme të parimeve themelore të Kushtetutës së Republikës dhe të organizimit të istitucioneve publike në Itali
  • arrijë një njohje të mjaftueshme të jetës civile në Itali, në veçanti sektorit shëndetsor, shkollor, shërbimit social, të punës dhe detyrimeve fiskale
  • garantoj detyrimin e shkollimit për fëmijët e mitur
  • plotësojë detyrimet fiskale dhe të paguaji kotributet
  • marri pjesë në Kartën e vlerave qytetare dhe të integrimit e të respektojë parimet

Ç'farë angazhohet të kryej Shteti?

Me Akordin Shteti angazhohet të:

  • siguroji të drejtat themelore dhe njëjtën dinjitet social të personave pa dallim seksi, race, gjuhe, feje, opinioneve politike dhe kushteve personale e sociale, duke parandaluar çdo akt racizmi ose diskriminimi
  • lehtësoji marrjen e informacioneve që ndihmojnë qytetarët të kuptojin parimet themelore të Kushtetutës italiane dhe ligjeve të Shtetit
  • garantoj, sëbashku me Rajonet dhe Entet lokale, kontrollin e respektimeve të normave që mbrojin punën e varur, përdorimin e plot të shërbimit shëndetsor dhe të atyre që i përkasin ndjekjes së shkollës të detyrueshme
  • favorizoj një integrim më të plotë të pesonit që ka firmosur Akordin me ndihmën e Rajoneve, Enteve lokale dhe shoqatave
  • siguroj të interesuarit, brenda 3 muajive nga firmosja e Akordit, pjesmarjen pa pagesë në një kurs të edukatës qytetare dhe informimit për jetën në Itali

Ç'farë është kursi i edukatës qytetare?

Në kursin e educatës qytetare jepen informacione për temat e mëposhtme:

  • parimet themelore të Kushtetutës së Republikës dhe funksionimit të institucioneve publike në Itali

  • jeta civile në Itali, duke u referuar në veçanti sektoreve të shëndetsisë, shkollës, shërbimeve sociale, punës dhe detyrimeve fiskale

  • inisjativave që përkrahin integrimin në të cilat personi mund të marri pjes në territorin e provincës së rezidencës

  • normave të referimit në shëndetsi dhe siguri në punë

  • të drejtat dhe detyrimet e personave jokominutar në Itali si:

    • detyrimet që lidhen me qëndrimin

    • detyrimet e prindërve ndaj fëmijëve simbas orientimit juridik italian, edhe me referim detyrimin shkollor

Kursi ha një kohë zgjatje prej 10 orëve dhe parashikon përdorimin e materialeve të përkthyera në gjuhën e kërkuar nga personi dhe n.q.f kjo nuk ëshrë e mundur në një gjuhë tjetër të njohur.

Sa zgjat Akordi

Akordi ka një kohëzgjatje prej dy vjetësh dhe mund të shtyhet për një vit tjetër

Si përfitohen kredit

Kredit përfitohen me anë të mënyrave të mëposhtme:

  • pjesëmarrja në kurse të gjuhës italiane dhe kursin e edukatës qytetare të zhvilluara në CPIA (Qëndra të Provincës për shkollimin e të rriturve) (Centri Provinciali per l'Istruzione gli Adulti) dhe qëndrave të bashkuara dhe më pas superimi i provimit final
  • me anë të çertifikatave ose titujve që vërtetojin njohjen e gjuhës italiane në nivelin A2, të lëshuara nga entet e njohura nga ministria e Punve të Jashtme dhe nga ajo e Arsimi, të universiteteve dhe të kerkimeve: Universiteti i Studimeve të Romës Tre, Universiteti për të huaji i Peruxhës, Universiteti për të huaji i Sienës; Shoqëria Dante Aligieri

Kredit jepen në bazë të dokumentave që paraqiten nga personi në periudhën e kohëzgjatjes së Akordit (shiko tabelën e pikëve)

Si humben kreditë?

Kreditë mund të humben në rastet e mëposhtme:

  • dënime penale dhe me vendim jo definitiv
  • aplikimi edhe jo definitiv i masave të siguris personale
  • gjobave definitive të lidhura me shkelje të rënda administrative ose tributare.

Shuma e kredive të humbura ështe në proporcion me rëndësin e shkeljeve penale, administrative ose tributare dhe të shkeljeve të kryera.

Mos pjesmarraja në kursin e edukatës qytetare dhe të informimit për jetën në Itali sjell humbjen e 15 pikëve nga 16 që jepen në momentin nënshkrimit të Akordit.

Si bëhet verifikimi i Akordit

Një muaji përpara skadencës së dy viteve të kohëzgjatjes së Akordit, Sporteli Unik për Emigrimin kryen verifikimin duke ftuar personin të prezantoj dokumentat e nevojishme për lëshimin e kredive dhe çertifikatat në lidhje me detyrimin shkollor të fëmijve të mitur ose në mungesë, prova të cilat vërtetojin që personi ka provuar të të rgjistroji fëmijët në shkollë.

Në mungesë të dokumetave të nevojshme që çertifikojn nivelin e njohjes së gjuhës italiane, kulturës civile dhe jetës civile në Itali, personi mun të kryeji një test përkatës falas, i hartuar nga operatorët e Sportelit Unik për Emigrimin.

Në rastin kur nuk disponohet dokumetacioni që vërteton njohjen e gjuhës italiane dhe kulturës civile, është e mundur të prenotohet pa papgesë testi i gjuhës italiane A2 dhe testi i kulturës civile me anë të faqes së internetit https://accordointegrazione.dlci.interno.it, duke përdorur “utente” dhe

“ password” të lëshuara në momentin e nënshkrimit të Akordit.

Si mbyllet verifikimi i Akordit

Verifikimi i Akordit mbyllet në rastet e mëposhtme:

  • kredi 30 ose më shume: Akordi konsiderohet i respektuar. Në këto raste është e rëndësishme të jet arritur niveli A2 i njohjes së gjuhës italiane të folur dhe niveli i mjaftueshëm i njohjes së kulturës civile dhe jetës civile në Itali në CPIA ose në qëndrat e bashkuara ose entet të njohura nga Ministria.
  • kredi nga 1 deri në 29 ose kur nuk janë arritur nivelet e njohjes së gjuhës italiane të folur, kulturës civile dhe jetës civile në Itali: Akordi shtyhet për një vit me të njëjtat kushte, i interesuari do të dërgohet të kryej testin e gjuhës italiane dhe kulturës civile i hartuar nga Sporteli Unik për Emigrimin
  • pikë 0: tërhiqet leja e qëndrimit (permesso di soggiorno) dhe merren masa për largim.

Akordi mund të ndërpritet

Akordi mund të ndërpritet ose të shtyhet me anë të një kërkese, për kohën në të cilën mund të ketë arsye të forta ose një pamundësi e ligjshme ndaji Akordit. Në këtë rast duhet të paraqiten dokumentat e nevojishme që vërtetojin motivet e mëposhtme:

  • motive të rënda shëndetsore që duhet të vërtetohen me anë të paraqitjes së çertifikatës shëndetsore të lëshuar nga struktura sanitare publike ose nga një mjek i konvecionuar me Shërbimin Shëndesor Nacional.
  • motive të rënda familiare
  • ndjekja e kurseve ose kryerja e ndonjë praktike (pune)
  • azhornim ose orientim pune
  • motive studimi jashtshtetit

Si mund të verifikoji situatuatën e azhornuar të Akordit qytetari jokomunitar

Personi mund të verifikoji Akordin dhe të azhornoji të dhënat me anë të faqes së internetit http://accordointegrazione.dlci.interno.it

Është e nevojshme të kryhet regjistrimi duke përdorur të dhënat e lëshuara ditën e firmosjes së Akordit në Sportelin Unik për Emigrimin.

 

 

La traduzione della scheda informativa è stata finanziata dal progetto Sportello Multilingue: Mediazione e Informazione