Ç'farë është
Kush jep me qera shtëpine e tji ose një dhomë një personi ose e fton falas (edhe sepse është një i afërm) duhet të bëjë komunikimin e disponushmëris së banesës ose të mikpritjes.
Kush bën komunikimin
Në rastin e kontratës së qerasë: komunikimi duhet të bëhet nga pronari i shtëpisë i cili deklaron pranin e personit duke prezantuar kontratën e regjistruar në Agjensin e Hyrjeve “Agenzia delle Entrate” dhe dokumentin e identitetit të tij dhe të personit të cilit i ka dhënë me qera shtëpinë.
Në rastin e ftesës pa pagesë: komunikimi duhet të bëhet nga personi i cili ka bërë ftesën dhe duhet të deklaroji të dhënat e tji dhe të personit të cilin ka ftuar:
- të dhënat e pashaportës ose të dokumentit të identitetit të të dyve
- adresën e banesës në të cilën personi është ftuar.
N.q.f i ftuari ose personi me qera është:
- një qytear jokomunitr, komunikimi duhet të bëhet gjithmonë
- një qytear italian ose komunitar, komunikimi duhet bërë vetëm në rastin kur leja e qëndrimit zgjat më shumë se 30 ditë.
Vini Re: në rastin kur bëhet fjalë për pagesën e një qeraje nuk është e nevojshme të bëhet komunikimi sepse është e mjaftueshme që kontrata e qerasë të jet e regjistruar në Agjensin e Hyrjeve (l’Agenzia delle Entrate).
Kur duhet bërë komunikimi
Kominikimi duhet bërë brenda 48 orëve nga arritja në shtëpi
Ku duhet bërë komunikimi
Komunikimi duhet bërë në autoritetet e rendit të zonës përkatëse
(Karabinierët, Policia e Shtetit ose Policia Rrugore)
Kujdes
Kush nuk bën komunikimin duhet të paguaji një gjobë që shkon nga 160 deri në 1100 euro.
Në faqen e internetit të Policis së Shtetit është e mundur të shkarkohet formulari i komunikimit.
Për informacione
www.poliziadistato.it/articolo/23001/