Regione Toscana
Regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit (SSR) për personat që kanë: leje qëndrimi për motive familiare, leje qëndrimi për asistenc të një të mituri ose kartë qëndrimi për të afërmit e qytetarëve te Bashkimit Europian

Ç'farë është
Është e nevojshme për të pasur të drejtën e të gjitha shërbimeve të parashikuara nga Shërbimin Shëndetsor i Rajonit te Toskanës
Për personat e pajsur me leje qëndrimi për motive familiare, me nje leje qëndrimi për asistenc të një të mituri ose kartë qëndrimi për të afërmit e qytetarëve të Bashkimit Europian (BE) regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit është i detyrueshëm dhe falas.

Kur duhet bërë regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit
Personi duhet të regjistrohet mbasi ka dërguar me anë të zyrës postare kërkesën për lejen e qëndrimit dhe mbasi ka bërë regjistrimin në zyrën e gjëndjes civile në Komunë.

Si bëhet regjistrimi
Regjistrimi bëhet duke shkuar ne Qëndrën Shëndetësore Vendore (ASL) te Komunës ku keni lejen e banimit. Në momentin e regjistrimit personi zgjedh mjekun e përgjithshem (mjekun e familjes) të cilit mund ti drejtohet pa pagesë.

Cilat janë dokumentat e nevojishme

  • leje qëndrimi ose riçevuta e cila vërteton që keni prezantuar kërkesën për lëshimin e lejes së qëndrimit. Në qoftë se prezantohet riçevuta bëhet një regjistrim i përkohshëm me kohë zgjatje prej tre muajish. Në momenti kur personi dispnon lejen e qëndrimit duhet të prezantohet në AsL për të kompletuar regjistrimin.
  • Kodi fiskal
  • Autoçertifikimi i rezidencës i cili bëhet në ASL

Libreza shëndetsore
Mbas regjistrimit personit do ti dërgohet në shtëpi libreza shëndetsore që i jep të drejten të perfitoji të gjitha shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit të Toskanës.

Kush janë shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit

Në këtë list janë shënuar shërbimet bazë, Rajoni i Toskanës ofron shërbime të tjera.
(duhet të pyesni në Qëndrën Shëndetësore Vendore ku jetoni)

  • të keni një mjek të familjes ose pediater
  • shtrim falas në spital publik ose të konvencionuar
  • asistenc farmakologjike
  • vizita mjekësore të pergjithshme në ambulator
  • vizita mjekësore të specializuara
  • vizita mjekësore në shtëpi
  • vaksina
  • analiza gjaku
  • radiografi
  • ecografi
  • ilaçe
  • asistenc për shërbim të riabilitimit dhe proteza
  • shërbime të tjera të parashikuara në nivelet esenciale të shërbimit

Leje qëndrimi e përkohëshme në një vend tjetër të BE
Në një vend tjetër të BE është e mundur të përdoret shërbimi shëndetsor duke prezantuar librezën shëndetsore italiane, (Kujdes: jo te gjitha shërbimet shëndetsore falas në Itali janë falas dhe në shtete të tjera të BE)

Për sa kohë është i vlefshëm regjistrimi
Regjistrimi është i vlefshëm deri në skadimin e lejes së qëndrimit.
Në momentin e skadimit puntori ka kohë gjasht muaji për të rinovuar regjistrimin duke prezantuar në ASL riçevutën e cila vërteton që keni prezantuar kërkesën për rinovimin e lejes së qëndrimit.

Rastet kur ndërpritet regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit

  • kur nuk rinovohet leja e qëndrimit
  • anullimi i lejes së qëndrimit
  • espulsion (largimi i detyrueshëm nga territori italian)
  • ndryshimi i rajonit të rezidencës

Për informacione
Qëndra Shëndetësore Vendore

Aziende Sanitarie Locali (Toscana)