Ç'farë është
Është e nevojshme për të pasur të drejtën e të gjitha shërbimeve të parashikuara nga Shërbimin Shëndetsor i Rajonit te Toskanës
Për personat e pajsur me leje qëndrimi afatgjatë (leje qëndrmimi BE ish karta e qëndrimit) regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit është i detyrueshëm dhe falas.
Rast i veçant
Personat të cilët përpara se të paiseshin me lejen e qëndrimit afatgjatë BE si qëndrues për një kohë të gjatë dhe që nuk mund të bënin regjistrimin në SSR falas duhet të vazhdoin te bëjnë regjistrimin shëndetsor vullnetar me pagesë. Si alternativë është e mundur të pagohet një siguracion privat (me një istitut sigurativ italian ose i huaji) i vlefshëm për Italin
Kur duhet bërë regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit
Personi duhet të regjistrohet mbasi ka dërguar me anë të zyrës postare kërkesën për lejen e qëndrimit dhe mbasi ka bërë regjistrimin në zyrën e gjëndjes civile në Komunë.
Si bëhet regjistrimi
Regjistrimi bëhet duke shkuar ne Qëndrën Shëndetësore Vendore (ASL) te Komunës ku keni lejen e banimit. Në momentin e regjistrimit personi zgjedh mjekun e përgjithshëm (mjekun e familjes) të cilit mund ti drejtohet pa pagesë.
Cilat janë dokumentat e nevojshme
- autoçertifikat e të ardhurave vjetore (link allegato 8)
- fatura e pagesës postare të mbushur me të dhënat e mëposhtme:
Numri i llogaris bankar: 289504
Në emër të: Rajonit të Toskanës ( Regione Toscana)
Arsyeja e pagesës: kuntributi i regjistrimit vullnetar SSR viti...
Shifra e pagesës varet nga të ardhurat vjetore dhe duhet të llogaritet nga Qëndra Shëndetsore Vendore ASL
Libreza shëndetsore
Mbas regjistrimit personit do ti dërgohet në shtëpi libreza shëndetsore që i jep të drejten të perfitoji të gjitha shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit të Toskanës.
Kush janë shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit
Në këtë list janë shënuar shërbimet bazë, Rajoni i Toskanës ofron shërbime të tjera.
(duhet të pyesni në Qëndrën Shëndetësore Vendore ku jetoni)
Leje qëndrimi e përkohëshme në një vend tjetër të BE
Në një vend tjetër të BE është e mundur të përdoret shërbimi shëndetsor duke prezantuar librezën shëndetsore italiane, (Kujdes: jo te gjitha shërbimet shëndetsore falas në Itali janë falas dhe në shtete të tjera të BE)
Për sa kohë është i vlefshëm regjistrimi
Regjistrimi është i vlefshëm deri në skadimin e lejes së qëndrimit.
Në momentin e skadimit puntori ka kohë gjasht muaji për të rinovuar regjistrimin duke prezantuar në ASL riçevutën e cila vërteton që keni prezantuar kërkesën për rinovimin e lejes së qëndrimit.
Kujdes: për personat të cilët përpara se të paiseshin me lejen e qëndrimit afatgjatë BE si qëndrues për një kohë të gjatë dhe që nuk mund të bënin regjistrimin në SSR falas regjistrimi skadon me 31 dhjetor dhe duhet të rinovohet çdo vit. Konributi vjetor duhet të derdhet për të gjith vitin edhe sepse regjistrimi bëhet gjat vitit.
Rastet kur ndërpritet regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit
Për informacione
Qëndra Shëndetësore Vendore
Aziende Sanitarie Locali (Toscana)