Ç'farë është
Është e nevojshme për të pasur të drejtën e të gjitha shërbimeve të parashikuara nga Shërbimin Shëndetsor i Rajonit te Toskanës.
Për personat e pajsur me leje qëndrimi për azil (politik) dhe mbrojtje susidiare regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit është i detyrueshëm dhe falas.
Kur duhet bërë regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit
Personi duhet të regjistrohet mbasi ka shkuar në Kuesturë për të kërkuar lejen e qëndrimit dhe mbasi ka bërë regjistrimin në zyrën e gjëndjes civile në Komunë.
Si bëhet regjistrimi
Regjistrimi bëhet duke shkuar ne Qëndrën Shëndetësore Vendore (ASL) te Komunës ku keni lejen e banimit. Në momentin e regjistrimit personi zgjedh mjekun e përgjithshëm (mjekun e familjes) të cilit mund ti drejtohet pa pagesë.
Cilat janë dokumentat e nevojshme
Libreza shëndetsore
Mbas regjistrimit personit do ti dërgohet në shtëpi libreza shëndetsore që i jep të drejten të perfitoji të gjitha shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit të Toskanës.
Kush janë shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit
Në këtë list janë shënuar shërbimet bazë, Rajoni i Toskanës ofron shërbime të tjera.
(duhet të pyesni në Qëndrën Shëndetësore Vendore ku jetoni)
Leje qëndrimi e përkohëshme në një vend tjetër të BE
Në një vend tjetër të BE është e mundur të përdoret shërbimi shëndetsor duke prezantuar librezën shëndetsore italiane, (Kujdes: jo te gjitha shërbimet shëndetsore falas në Itali janë falas dhe në shtete të tjera të BE)
Për sa kohë është i vlefshëm regjistrimi
Regjistrimi është i vlefshëm deri në skadimin e lejes së qëndrimit.
Në momentin e skadimit puntori ka kohë gjasht muaji për të rinovuar regjistrimin duke prezantuar në ASL riçevutën e cila vërteton që keni prezantuar kërkesën për rinovimin e lejes së qëndrimit.
Rastet kur ndërpritet regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit
Për informacione
Qëndra Shëndetësore Vendore
Aziende Sanitarie Locali (Toscana)