Ç'farë është
Është e nevojshme për të pasur të drejtën e të gjitha shërbimeve të parashikuara nga Shërbimin Shëndetsor i Rajonit te Toskanës
Për personat e pajsur me leje qëndrimi për residenc elektive regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit është vullnetar dhe me pagesë. Si alternativ ështe e mundur pagesa e një siguarcion privat (në një istitut sigurativ italian ose të huaji) i vlefshëm në Itali.
Leja e qëndrimit për rezidenc elektive i lënshohet qytetarëve jo komunitarë të cilënt dëshmojnë që disponojnë të ardhura të mjaftueshme që i japin mundësin të jetojnë pa punuar (për shëmbull pensione, të ardhura të tjera, prona të patundshme,...)
Kur duhet bërë regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit
Personi duhet të regjistrohet mbasi i ka dërguar zyrës postare kërkesën për lejen e qëndrimit dhe mbasi ka bërë regjistrimin në zyrën e gjëndjes civile në Komunë.
Si bëhet regjistrimi
Regjistrimi bëhet duke shkuar ne Qëndrën Shëndetësore Vendore (ASL) te Komunës ku keni lejen e banimit. Në momentin e regjistrimit personi zgjedh mjekun e përgjithshëm (mjekun e familjes) të cilit mund ti drejtohet pa pagesë.
Cilat janë dokumentat e nevojshme
Numri i llogaris bankar: 289504
Në emër të: Rajonit të Toskanës ( Regione Toscana)
Arsyeja e pagesës: kuntributi i regjistrimit vullnetar SSR viti...
Libreza shëndetsore
Mbas regjistrimit personit do ti dërgohet në shtëpi libreza shëndetsore që i jep të drejten të perfitoji të gjitha shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit të Toskanës.
Kush janë shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit
Në këtë list janë shënuar shërbimet bazë, Rajoni i Toskanës ofron shërbime të tjera.
(duhet të pyesni në Qëndrën Shëndetësore Vendore ku jetoni)
Leje qëndrimi e përkohëshme në një vend tjetër të BE
Në një vend tjetër të BE është e mundur të përdoret shërbimi shëndetsor duke prezantuar librezën shëndetsore italiane, (Kujdes: jo te gjitha shërbimet shëndetsore falas në Itali janë falas dhe në shtete të tjera të BE)
Për sa kohë është i vlefshëm regjistrimi
Regjistrimi skadon më 31 dhjetor dhe duhet rinovuar ç'do vit.
Pagesa për regjistrimin vjetor duhet të derdhet për të gjith vitin edhe sepse regjistrimi bëhet gjat vitit.
Për informacione
Qëndra Shëndetësore Vendore
Aziende Sanitarie Locali (Toscana)