Regione Toscana
Vizë për motive studimi ose stazhi - Visto per studio o tirocinio

Vizë për motive studimi ose stazhi - Visto per studio o tirocinio

Hyrja në Itali për studime ose stazh i lejohet qytetarëve jokomunitar të cilët dispnojin një pashaportë dhe një vizë hyrje për studim/stazh.
Viza nuk është e nevojishme për qytetarët e disa Vendeve: nga faqja e internetit www.esteri.it/visti është e mundur të mësohet se, në bazë të nënshtetsisë, Vendit të banimit, kohëzgjatjes dhe motivit të lejes së qëndrimit, është e nevojishme të kërkohet viza për në Itali.

Ç'farë është viza për studim ose stazh
Viza për studim ose stazh lejon hyrjen në Itali për një qëndrim për kohë të gjatë por të kufizuar, atji i cili dëshiron të ndjeki kurse universitarë (edhe të vetëm), kurse instruktimi superior, kurse formimi profesional ose të kryeji stazhe formimi.

Kush mund të kërkoji vizën për motive studimi ose stazhi

  • studentët me moshë më shumë se 18 vjeç të cilët dëshirojin të ndjekin kurse universitare që përputhen me formimin e mëparshëm në Vendin e origjinës.
  • studentët me moshë më shumë se 18 vjeç të cilët dëshirojin të ndjekin kurse studimi në institute të istruktimit të mesëm ose kurse të instruktimit dhe formimit teknik të mesëm.
  • studentë midis moshës 14 dhe 18 vjeçare të cilët marrin pjesë në programe shkëmbimi ose në inisiativa kulturale dhe kanë marrë autorizimin nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit.
  • qytetarë jokomunitar të cilët dëshirojin të kryejin aktivitete kooperimi për zhvillim në programe të Qveris italiane
  • qytetarë jokomunitar të cilët dëshirojin të kryejin aktivitete kërkimore të avancuara ose të kulturës së lartë
  • qytetarë jokomunitar me të mëdhej se 18 vjeç të cilët dëshirojin të ndjekin stazhe formimi (në këtë rast duhet të verifikohen kuotat vjetore të parashikuara)
  • studentët me moshë më shumë se 18 vjeç të cilët dëshirojin të ndjekin kurse formimi profesional (në këtë rast duhet të verifikohen kuotat vjetore të parashikuara). Pnë këtë rast duhet të verifikohen kuotat vjetore të parashikuara) për të mësuar kush organizon në Toskanë kurse të cilat lejojin të merret një vizë për studim, shiko listën e rajonit të Toskanës

Cilat janë dokumentat e nevojishme

  • formulari për kërkesën e vizës (shkarko formularin nga faqja e internetit të Ministris së Jashtme)
  • 1 fotografi format pashaporte
  • dokumentin e udhëtimit të vlefshëm (skadenca e dokumentit duhet të jetë më shumë se të paktën tre muaji nga skadenca e vizës së kërkuar)
  • vërtetimi i të ardhurave ekonomike të nevojishme për periudhën e qëndrimit në Itali, (shiko tabelën e Ministris së Jashtme), ose vendimin e lëshimit të një burse studimi (shifra e bursës së studimit nuk duhet të jetë më e ulët se shifra e treguar në tabelë)
  • siguracionin sanitar për kura mjekësore ose shtrime në spital (siguracioni nuk është i nevojishëm në rastin kur Vendi i studentit ka akorde ose konvencione me Italin)
  • regjistrimin ose para-regjistrimin në kursin që do ndjeki në Itali ose demonstrimin e aktivitetit kërkimor që duhet të realizoji
  • disponushmërin e një banese: prenotimin në një hotel ose deklaratën e mikpritjes, e prezantuar nga një qytetar italian ose jokomunitar i cili është rezident në Itali

Dokumentat shtes të cilat duhen prezantuar në rastet e mëposhtme:

  • matrikulliumi universitar: vizitoni faqen e internetit Ministero dell’Istruzione www.studiare-in-italia.it

  • kurse të formimit profesional:

    • dokumenta në lidhje me formimin e bërë në Vendin e origjinës

    • regjistrimi në kursin e formimit profesional të cilin duhet ndjekur (të treghet kohëzgjatja, programi, çertifikatat e marra etj.). Kursi duhet të organizohet nga entet e formimit të autorizuara (shiko listën e rajonit të Toskanës)

Kursi nuk mund të zgjas më shumë se 24 muaji dhe duhet të jetë i finalizuar për njohjen e një kualifikimi ose çertifikimi të kapaciteteve të fituara.

  • programi i shkëmbimit dhe mobilitetit: regjistrimi në programe të njohra ose të autorizuara për shkëmbime/ mobilitete/partneriteti europian(psh. Erasmus Plus ose nacional.
  • stazh: dokumentat në lidhje me stazhin. Satzhet realizohen në bazë të një konvencioni midis subjektit promotor dhe pundhënsit që e fton.

Ku kërkohen vizat
Viza për studim kërkohet në Ambasadat dhe Konsullatat italiane në Vendin e origjinës
Kontakte të Ambasadave dhe Konsullatave italiane jashtshtetit

Ç'farë duhet të bëjë qytetari mbasi ka marrë vizën
Brenda 8 ditëve nga hyrja në Itali qytetari jokomunitar duhet të kërkojë lejen e që ndrimit (shiko skedën leja e qëndrimit për studim) duke shkuar në një zyrë postare “Sportello amico”.

Faqe interneti të dobishme për më shumë informacione

http://vistoperitalia.esteri.it

www.studiare-in-italia.it

http://www.universitaly.it/

 

La traduzione della scheda informativa è stata finanziata dal progetto Sportello Multilingue: Mediazione e Informazione