1. Sa zgjat leja e qëndrimit për studim ose formim?
Kohë zgjatja e lejes së qëndrimit ështe maksimumi 1 vit.
2. Mund të rinovohet leja e qëndrimit për studim ose formim?
Leja e qënrimit mund të rinovohet çdo vit në rastin e kurseve që zgjasin më shume se një vit.
N.q.f studenti ndjek Universitetin, leja e qëndrimit mund të rinovohet vetëm në rast se në vitin e parë të kursit ka superuar të paktën një provim dhe në vitet e ardhshme të paktën dy provime. Raste të veçanta:
motive të rënda shëndetsore ose ngjarje të pa parashikuara (këto duhet të dokumentohen):
në këtë rast rinovimi i lejes së qëndrimit mund të bëhet edhe kur studenti ka superuar vetëm një provim
Titull specializimi ose doktoraturë kërkimore: në këtë rast leja e qëndrimit mund të rinovohet per gjithë kohëzgjatjen e kursit
Leja e qëndtrimit nuk mund të lëshohet për më shumë se tre vjet nga mbarimi i kohezgjatjes së kursit.
3. Kush ka lejen e qëndrimit për studim ose formim mund të punojë?
PO, për një kohë jo më të gjatë se 20 orë javore.
4. Leja e qëndrimit për punë ose formim mund të konvertohet?
Po, mund të konvertohet në:
5. Kush ka nje leje qëndrimi për studim ose formim mund të kërkojë “nullaosta” (leja e dhënë) për bashkim familiar?
Po, (shiko skedën bashkimi familiar)
6. Me një leje qëndrimi për studim ose formim mund të kërkohet regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor?
Po, ështe e mundur të kërkohet regjistrimi vullnetarë në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit
7. Studenti që është dipllomuar ose ka mbaruar një doktoraturë kërkimore ose master të nivelit të dytë në Itali mund të kërkojë një leje qëndrimi në pritje pune n.q.f nuk ka një punë?
Po, mund të regjistrohet në një Zyrë Pune dhe të kërkojë një leje qëndrimi për pritje pune.