Çfarë duhet të bëjë? / Cosa devo fare?
Duhet të ndërrosh permesso di soggiorno për studim në një permesso di soggiorno për punë.
Në çfarë rasti mund të bëjë kërkesë për konvertimin e permesso di soggiorno? / In quale caso posso fare la domanda di conversione del permesso di soggiorno?
N.q.f ke nje permesso di soggiorno të pa skaduar për studim, formim ose tirocinio (stazh) (ose riçevutën e kërkesës për rinovim) dhe ke marrë një propozim për një kontratë pune të vartur. Kontrata e punës duhet të zgjasë të paktën 6 muaji dhe të ketë një orar javorë të paktën 20 orë.
Kur duhet të bëjë kërkesën? / Quando devo fare la domanda?
Duhet të bësh kërkesën e konvertimit të permesso di soggiornot nga sgtudim në punë vetëm mbas publikimit të Decreto Flussi (Dekretit të flukseve) në Gazzetta Ufficiale (Gazetën Zyrtare) e cila çdo vitë përcakton numrin e vendeve të disponueshme. (Për të marrë informacione për Decreto Flussi kërko në Sportelli immigrazione).
Kujdes: mund të bësh kërkesën në çdo moment n.q.f ke arritur moshën madhore (18 vjeç) në Itali ose ke marrë diplomën universitare ose tituj mbasuniversitarë në Universitetet italiane.
(shiko skeden informative per kete rast)
Si duhet të bëjë kërkesën? / Come devo fare la domanda?
1.Regjistrohu në faqen web te Ministria e Brendshme per dergimin e kerkesave : https://nullaostalavoro.dlci.interno.it
2. në faqe seleksiono “Richiesta moduli”
3. zgjidh modularin “Domanda di verifica della sussistenza di una quota per la conversione del permesso di soggiorno per studio, tirocinio e/o formazione professionale in permesso di soggiorno per lavoro subordinato - Modulo VA”
4. plotëso modularin online
5. dërgo modularin me tastin “Invia”
Për të pasur një ndihmë në dërgimin e kërkesës mund të shkosh në Sportelli immigrazione
Çfarë duhet të bëjë mbasi kam dërguar kërkesën? / Cosa devo fare dopo aver inviato la domanda?
1. La Prefettura (Prefektura) të dërgon një letër me datën e takimit dhe listën e dokumentave që duhet të prezantosh:
La Prefettura kontrollon nëse deklarimet e bëra në modularin online (Modulari VA) korrispondojnë me ato të dokumentave të prezantuara.
N.q.f çdo gjë korrispondon, la Prefettura aprovon konvertimin dhe të dorëzon contrato di soggiorno (kontratën e qëndrimit).
Ti duhet të firmosësh 3 kopie të kotratës dhe të marrësh kopjet për ti firmosur dhe nga punëdhensi jot.
2. Gjatë takimit të dyte në Prefettura duhet të sjellësh kopiet e contrato di soggiorno të firmasura dhe nga punëdhensi jot dhe një marca da bollo prej 16 euro.
La Prefettura të jep il Kit Kid-in (modelin 209 dhe zarfin) për kërkesën e permesso di sogiorno të cilën duhet ta firmosësh.
Përpara se të postoni zarfin e kërkesës në zyrën postare duhet të bësh fotokopjet e këtyre dokumentave:
4 fotokopje të kërkesës së permesso di soggiorno të firmosur në Prefettura
1 fotokopje të cilën duhet ta mbash në shtëpi
1 fotokopje të cilën duhet ta çosh në Questura (Kuesturë) (ditën e takimit të fiksuar nga zyra postare)
1 fotokopje të cilën duhet ta çosh në Comune (Komunë) (për kërkesën e residenza (vendbanimit) dhe kartës së identitetit)
1 fotokopje të cilën duhet ta çosh në ASL (për kërkeën e librezës shëndetsore)
2 kopje të contrato di soggiorno të firmosur në Prefettura
1 kopje të cilën duhet ta vendosësh në zarfin e kërkesës
1 kopje të cilën duhet ta çosh në Questura
3. Duhet të shkosh në një zyrë postare Sportello amico dhe duke përdorur zarfin që tu dorëzua në Prefettura të dërgosh kërkesën e permesso di soggiorno dhe këto dokumenta:
Zyra postare të komunikon kur duhet të shkosh në Questura (Kuesturë) për takimin e parë dhe të jep riçevutën postare të kërkesës së permesso di soggiorno.
Kujdes: kjo riçevutë është e rëndësishme sepse vërteton që mund të qëndrosh në Itali.
Çfarë duhet të çojë në Questura? / Cosa devo fare in Questura?
Në Questura duhet të dorëzosh 4 fotografi format pashaporte, kopjen e contrato di soggiorno, kopjen e kërkesës të permesso di soggiorno (Modeli 209) dhe tju marrin shenjat e gishtërinjve.
Sa kohë duhet për të marrë lejen e qëndrimit? / Quanto tempo serve per avere il permesso?
La Questura të dërgon një mesazh SMS për të komunikuar ditën kur mund të shkosh në ufficio immigrazione (zyrën e emigrimit) në Questura për të tërhequr permesso di soggiorno.
Mund të kontrollosh kërkesën tënde në faqen sul sito della Polizia di Stato http://questure.poliziadistato.it/stranieri
Për informacione / Per informazioni
Për kërkesën e konvertimit të permesso di soggiorno à Prefettura (Sportello Unico per Immigrazione) (Sporteli i Vetem për Emigrim)
Për kërkesën e permesso di soggiorno à Questura (Ufficio per Immigrazione)
Aggiornamento: novembre 2017