Regione Toscana
Nullaosta për punë me kualifikim të lartë (për Karta Blu BE) / Nullaosta al lavoro altamente qualificato (per Carta Blu UE)

Nullaosta për punë me kualifikim të lartë (për Karta Blu BE) / Nullaosta al lavoro altamente qualificato (per Carta Blu UE)

Sono un datore di lavoro che vuole assumere un cittadino non dell'Unione Europea (UE) altamente qualificato

Jam një punëdhënës i cili do të marri në punë një nënshtetas me kualifikim të lartë dhe që nuk bën pjesë në Komunitetin Europian (BE)

Çfarë duhet të bëjë? / Cosa devo fare?
Duhet të kërkosh  nullaosta në Prefettura (Prefekturë) për të marrë në punë në Itali një nënshtetas shumë të kualifikuar jo nga BE i cili ndodhet jashtë shtetit.
Lista e profesioneve shume te kualifikuara (jane ato te niveleve 1,2,3 ne faqen ISTAT)

Mund të kërkojë nullaostën? / Posso chiedere il nullaosta?
Po, n.q.f je një punëdhënës italian ose një punëdhënës nga një nga Shtetet BE që jeton dhe banon në Itali dhe je i pajisur me një permesso di soggiorno të rregullt.
Aktiviteti i punës duhet të zhvillohet në Itali.

Kur mund të bëjë kërkesën? / Quando posso fare la domanda?

1. Kur dëshiron

 Ose

2. n.q.f punëtori që nuk vjen nga BE ka Kartën Blu të një Shteti tjetër të BE, duhet të bësh kërkesën brënda një muaj nga momenti që punëtori hyn në Itali.

Si duhet të bëjë kërkesën? / Come devo fare la domanda?

1. Regjistrohu në faqen  web te Ministria e Brendshme per dergimin e kerkesave:  https://nullaostalavoro.dlci.interno.it/Ministero/index2.jsp

2. në faqe seleksiono “Richiesta moduli”

3. zgjidh modularin BC “Richiesta di nullaosta al lavoro per rilascio della Carta blu UE”

ose

n.q.f firma ka aderuar në Confindustria (Konfindustria) ose ka firmosur një protokoll marrëveshje me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e punës, zgjidh modularin CBC

4. plotëso modularin online.

5. dërgo modularin me tasin “invia”

Çfarë  ndodh mbasi kam dërguar kërkesën? / Che succede dopo che ho inviato la domanda?

1. La Prefettura të kontakton

2. ditiën e takimit në Prefettura duhet të çosh këto dokumenta:

  • Marca da bollo (pullë pagesë) prej 16 euro
  • fotokopjen e dokumentit të identitetit
  • fotokopjen e pashaportës së qytetarit jo nga BE të cilin do të marrësh në punë
  • deklaratën e vlerës së titullit të studimit deklarata e vlefshmerise të qytetarit jo nga BE të cilin dëshiron të marrësh në punë
  • kontratën e propozuar me një kohëzgjatje të paktën 1 vitë dhe me rrogë të paktën 24.790 euro për vitin 2017
  • vetëm për profesionet e njohura nevojitet njohja e kualifikimit profesional të punëtorit në Itali. N.q.f egziston një listë profesionesh nevojitet regjistrimi në listën profesionale.

3. La Prefettura kontrollon dokumentat dhe të kërkon të firmosësh contrato di soggiorno (kontratën e qëndrimit).

4. ti duhet të informosh punëtorin të cilit la Prefettura i ka dhënë nullaosta

5. punëtori duhet të kontaktoj menjëherë Konsullatën ose Ambasadën Italiane në Shtetin e tji për të kërkuar vizën e hyrjes në Itali.

Sa kohë duhet të pres për të pasur nullaostën? / Quanto tempo devo aspettare per avere il nullaosta?
Maksimumi 90 ditë nga momenti që ke bërë kërkesën.

Për të pasur informacione të mëtejshme  / Per avere altre informazioni
Prefettura (Sportello Unico per Immigrazione)

Aggiornamento: novembre 2017

La traduzione della scheda informativa è stata finanziata dal progetto Sportello Multilingue: Mediazione e Informazione