Tesserino STP (Stranieri Temporaneamente Presenti): Servizio Sanitario Regionale (SSR) per cittadini non comunitari non in regola con le norme sull'ingresso e il soggiorno in Italia
Ç’farë është? Cos’è
Qytetarëve jokomunitarë të cilët nuk janë të ligjshëm me normat që i përkasin hyrjes dhe qëndrimit i sigurohen kurat urgjente, esenciale dhe të vazhdueshme.
- Kurat urgjente: janë ato të cilat nuk mund të shtyhen pa dhëne rrezik për jetën ose dëme për shëndetin e personit.
- Kurat esenciale: janë ato të cilat kanë të bëjnë me sëmundje jo të rrezikshme në një periudh kohe të shkurtër, por që me kalimin e kohës mund të krijoin probleme shëndeti ose rrezik për jetën.
- Kurat të vazhdueshme: janë ato të cilat lejojin te bëhen kurime për një kohë më të gjatë.
Si bëhet libreza STP / Come si fa il tesserino STP
Libreza mund:
- të lëshohet nga urgjenca (Pronto Soccorso) ose nga Qëndra Shëndetsore Vendore ASL në momentin e ndihmës së parë mjeksore
- të kërkohet nga personi për te filluar kurat
Personat cilët nuk janë të pajisur me leje qëndrimi dhe kanë nevoji për kura mjekësore nuk sinjalizohen në Polici
Cilat janë dokumentat e nevojshme / Quali sono i documenti necessari
- dokumenti i identitetit ose deklarimi i emrit, mbiemrit, seksit, datës së lindjes dhe nënshtetsis
- deklarata e cila vërteton vështirsit ekonomike
- deklarata e cila vërteton pamundësin e regjistrimit në Shërbimin Shëndesorë Rajonal (SSR) dhe që nuk disponon një siguracion shëndetsorë
Kurat e garantuara nga libreza STP / Cure garantite dal tesserino STP
- asistenc e shtatzanisë dhe mbas lindjes
- asistenc per shëndetin e të miturit
- vaksina
- profilaksi internacionale
- profilaksi dhe kura të sëmundjeve infektive
- kura dhe riabilitim në rastin e vartësis nga droga
Për sa kohe është i vlefshëm regjistrimi / Per quanto è valida l’iscrizione
Libreza STP është e vlefshme në të gjithë territorin nacional dhe ështe e vlefshme për 6 muaji, me mundësin për ta rinovuar.
Për informacione / Per informazioni
Qëndrat Shëndetsore Lokale ASL (Toskanë)
Aggiornamento: novembre 2017