Regione Toscana
Regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit (SSR) për personat që kanë: leje qëndrimi për rezidenc elektive

Regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit (SSR) për personat që kanë: leje qëndrimi për rezidenc elektive

Ç'farë është
Është e nevojshme për të pasur të drejtën e të gjitha shërbimeve të parashikuara nga Shërbimin Shëndetsor i Rajonit te Toskanës
Për personat e pajsur me leje qëndrimi për residenc elektive regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit është vullnetar dhe me pagesë. Si alternativ ështe e mundur pagesa e një siguarcion privat (në një istitut sigurativ italian ose të huaji) i vlefshëm në Itali.
Leja e qëndrimit për rezidenc elektive i lënshohet qytetarëve jo komunitarë të cilënt dëshmojnë që disponojnë të ardhura të mjaftueshme që i japin mundësin të jetojnë pa punuar (për shëmbull pensione, të ardhura të tjera, prona të patundshme,...)

Kur duhet bërë regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor të Rajonit
Personi duhet të regjistrohet mbasi i ka dërguar zyrës postare kërkesën për lejen e qëndrimit dhe mbasi ka bërë regjistrimin në zyrën e gjëndjes civile në Komunë.

Si bëhet regjistrimi
Regjistrimi bëhet duke shkuar ne Qëndrën Shëndetësore Vendore (ASL) te Komunës ku keni lejen e banimit. Në momentin e regjistrimit personi zgjedh mjekun e përgjithshëm (mjekun e familjes) të cilit mund ti drejtohet pa pagesë.

Cilat janë dokumentat e nevojshme

  • leje qëndrimi ose riçevuta e cila vërteton që keni prezantuar kërkesën për lëshimin e lejes së qëndrimit. Në qoftë se prezantohet riçevuta bëhet një regjistrim i përkohshëm me kohë zgjatje prej tre muajish. Në momenti kur personi dispnon lejen e qëndrimit duhet të prezantohet në AsL pë kompletuar regjistrimin.
  • autoçertifikimi i të ardhurave vjetore (link allegato8)
  • fatura e pagesës postare të mbushur me të dhënat e mëposhtme:

Numri i llogaris bankar: 289504
Në emër të: Rajonit të Toskanës ( Regione Toscana)
Arsyeja e pagesës: kuntributi i regjistrimit vullnetar SSR viti...

Libreza shëndetsore
Mbas regjistrimit personit do ti dërgohet në shtëpi libreza shëndetsore që i jep të drejten të perfitoji të gjitha shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit të Toskanës.

Kush janë shërbimet e Shërbimit Shëndetsor të Rajonit
Në këtë list janë shënuar shërbimet bazë, Rajoni i Toskanës ofron shërbime të tjera.
(duhet të pyesni në Qëndrën Shëndetësore Vendore ku jetoni)

  • të keni një mjek të familjes ose pediater
  • shtrim falas në spital publik ose të konvencionuar
  • asistenc farmakologjike
  • vizita mjekësore të pergjithshme në ambulator
  • vizita mjekësore të specializuara
  • vizita mjekësore në shtëpi
  • vaksina
  • analiza gjaku
  • radiografi
  • ecografi
  • ilaçe
  • asistenc për shërbim të riabilitimit dhe proteza
  • shërbime të tjera të parashikuara në nivelet esenciale të shërbimit

Leje qëndrimi e përkohëshme në një vend tjetër të BE
Në një vend tjetër të BE është e mundur të përdoret shërbimi shëndetsor duke prezantuar librezën shëndetsore italiane, (Kujdes: jo te gjitha shërbimet shëndetsore falas në Itali janë falas dhe në shtete të tjera të BE)

r sa kohë është i vlefshëm regjistrimi
Regjistrimi skadon më 31 dhjetor dhe duhet rinovuar ç'do vit.
Pagesa për regjistrimin vjetor duhet të derdhet për të gjith vitin edhe sepse regjistrimi bëhet gjat vitit.

Për informacione
Qëndra Shëndetësore Vendore

Aziende Sanitarie Locali (Toscana)

 

 

La traduzione della scheda informativa è stata finanziata dal progetto Sportello Multilingue: Mediazione e Informazione