Ndihmë ekonomike për shpenzimet e shkollës
Është një ndihmë ekonomike për familjet e nxënësve të shkollës së ciklit të mesme të ulët (shkolla 9-vjecare) ose të shkollës së ciklit të mesme të lartë (shkolla e mesme) ose të kurseve profesionale.
Ju mund ta përdorni këtë ndihmë ekonomike për shpenzimet që duhet të bëni për shkollën e fëmijëve tuaj (blerje librash e mjete të tjera shkollore dhe shërbime shkollore).
Ju mund të kërkoni "paketën shkollore" nëse familja juaj është
dhe nëse fëmijët tuaj janë:
Për të ditur se kur mund të aplikoni për "paketën shkollore", duhet të kontrolloni faqen e internetit të Bashkisë tuaj. (Faqen e internetit e gjeni në “Paketa shkollore” të Bashkisë tuaj nga “Servizi dei Comuni – Scuola > Aiuto economico”, në Portalin PAeSI)
Kujdes: Afati i dorëzimit të aplikimit ndryshon për çdo Bashki.
“Paketën e shkollës” mund ta kërkoni online nga faqja e internetit të Bashkisë tuaj (Faqen e internetit e gjeni në “Paketën e shkollës” të Bashkisë tuaj nga ““Servizi dei Comuni – Scuola > Aiuto economico”, në Portalin PAeSI).
Ndihma ekoomike mund të jetë nga 180 deri në 300 euro për vit shkollor për çdo nxënës.
Nëse merrni ndihmën ekonomike duhet të mbani faturat e shpenzimeve që keni kryer.
Kontaktoni Bashkinë tuaj. (link a sportelli immigrazione)
Për të kërkuar “paketën shkollore” ju mund të kërkoni ndihmë në zyrat CAF, Patronazhet dhe Zyrat e emigracionit të Bashkive.
Giugno 2022