Regione Toscana
Schede semplificate - Albanese

Zbritje e tarifave të mensës dhe transportit shkollor - Riduzione tariffe mensa e trasporto scolastico

Ulje në cmimin e mensës dhe autobusit të shkollës

Cos'è?

Çfarë është? / Cos’è?

Mensa e shkollës dhe autobusit që çon nxënësit në shkollë janë shërbime për të cilat duhet të paguani.

Çmimi i këtyre shërbimeve varet nga të ardhurat e familjes.

Nëse të ardhurat janë shumë të ulëta këto shërbimet janë falas.

A cosa serve?

Për çfarë shërben? / A cosa serve?

Ju mund t'i kërkoni bashkisë tuaj uljen për këto shërbime.

Chi può chiederlo?

Kush mund ta kërkoj? / Chi può chiederlo?

Ju mund të kërkoni këtë ulje  nëse jeni prind i fëmijëve të regjistruar në shërbimin e mensës  dhe të transportit shkollor.

Quando posso chiederlo?

Kur mund ta kërkoj? / Quando posso chiederlo?

Për të ditur se kur mund të aplikoni për këtë ulje duhet të kontrolloni faqen e internetit të Bashkisë tuaj (Faqen e internetit të bashkisë tuaj e gjeni nga " Servizi dei Comuni– Scuola > Aiuto economico” në Portale PAeSI)

 

Cosa devo fare per chiederlo?

Çfarë duhet të bëj për ta kërkuar?  / Cosa devo fare per chiederlo?

Ju mund të kërkoni uljen online nga faqja e internetit të Bashkisë  tuaj. (Gjeni faqen e internetit të Bashkisë tuaj nga " Servizi dei Comuni– Scuola > Aiuto economico", në Portalin PAeSI)

 

Quali documenti servono?

Cilat dokumenta ju nevojiten? / Quali documenti servono?

  • ISEE (shih fletën e informacionit mbi ISEE)
  • Dokument identiteti (për shembull pasaportë ose kartë identiteti italiane)
  • • Leje qëndrimi (ose kërkesa për rinovimin e lejës)

 

Attenzione!

Kujdes! / Attenzione!

Mensa e shkollës quhet në faqet e disa Bashkive, drekë shkollore.

 

Per informazioni

Për më shumë informacione / Per altre informazioni

Kontaktoni Bashkinë tuaj (link a sportelli)

Ju mund të kërkoni ndihmë në zyrat CAF, Patronazhet dhe Zyrat e emigracionit të Bashkive

 

Giugno 2022