Ulje në faturën e energjisë elektrike për shkak të sëmundjes
Bonusi i energjisë elektrike për probleme fizike është një zbritje në faturën e energjisë elektrike për personat me një sëmundje të rëndë për shkak të së cilës ata duhet të përdorin mjete elektro-mjekësore, d.m.th mjete elektronike që janë thelbësore për të mbajtur në jetë një të sëmurë.
Bonusi i energjisë elektrike për probleme fizike mund të kërkohet nga personi i sëmurë ose nga një person që jeton me të sëmurin.
Ju duhet të aplikoni për Bonusin e energjisë elektrike për probleme fizike te Bashkia e rezidencës të titullarit të energjisë elektrike (edhe nëse është i ndryshëm nga personi i sëmurë).
Për të ditur se si të aplikoni për uljen shikoni faqen e internetit të Bashkisë tuaj (Gjeni faqen e internetit në "Bonus i energjisë elektrike për probleme fizike" të Bashkisë tuaj nga “Servizi dei Comuni – Casa-Abitare > Contributo spese gas, luce, acqua”, në Portalin PAeSI)
Për të kërkuar bonusin e energjisë elektrike për probleme fizike ju duhet një certifikatë ASL specifike për këtë bonus.
Kujdes: nuk mund të përdoren certifikata të tjera si certifikata e aftësisë së kufizuar.
Në certifikatën e dhënë nga ASL duhet të shkruhet:
Ju duhet gjithashtu:
Duhen gjithashtu disa informacione që mund të gjenden në faturën ose në kontratën e shërbimeve të energjisë elektrike:
Bonusi nuk duhet të rinovohet çdo vit.
Ulja në faturën e energjisë elektrike bëhet derisa i sëmuri të ndërpresë përdorimin e mjeteve elektro-mjekësore.
Kur i sëmuri ndalon përdorimin e këtyre mjeteve, titullati i energjisë elektrike duhet të njoftojë kompaninë që ofron energjinë elektrike. Nëse nuk e bën, ai vazhdon të marrë bonusin pa pasur të drejtë dhe duhet ta kthejë mbrapsht këtë shumë parash.
Nëse shtëpia e të sëmurit ka si titullar të energjisë elektrike një ndërtesë banimi, në vend të uljes në faturë bëhet një transfertë bankare.
Ulja e energjisë elektrike vazhdon të jepet pa ndërprerje edhe nëse ndryshohet kontrata e energjisë elektrike (kompania dhe kushtet e furnizimit) ose nëse ndryshon titullari i kontratës (por titullari duhet të banojë gjithmonë me të sëmurin). Nëse kontrata lidhet me një person që nuk jeton me pacientin, bonusi nuk merret më.
Bonusi i energjisë elektrike për probleme fizike quhet në faqet e disa Bashkive, "bonus elettrico" (bonus elektrikë) ose "bonus energia elettrica" (bonus energjie elektrike).
Kontaktoni Bashkinë tuaj (link a sportelli)
Ju mund të kërkoni ndihmë në zyrat CAF, Patronazhet dhe Zyrat e emigracionit të Bashkive.
Aggiornamento: Giugno 2023