Regione Toscana
Test i gjuhës italishte dhe i kulturës qytetare për akordin e integrimit / Test di lingua italiana e cultura civica per l’accordo di integrazione

Test i gjuhës italishte dhe i kulturës qytetare për akordin e integrimit / Test di lingua italiana e cultura civica per l’accordo di integrazione

Kam firmosur akordin e integrimit para dy vjetësh por nuk kam çertifikatën e njohjes së gjuhës italiane të nivelit A2 të kërkuar nga Ministria e Brendshme. /Ho firmato l’accordo di integrazione due anni fa ma non ho il certificato di conoscenza della lingua italiana di livello A2 richiesto dal Ministero dell’Interno.

Ç’farë duhet të bëjë? / Cosa devo fare?
Mund të shkruhesh tek testi falas i gjuhës italiane dhe i kulturës qytetare i organizuar nga Prefettura.
Mund të përdorësh këtë link: https://accordointegrazione.dlci.interno.it
Duhet të përdorësh emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimun që ke marrë kur ke firmosur akordin.

Si bëhet testi? / Com’è fatto il test?
Testi është i ndarë në dy pjesë:
Për pjesën e shkruajtur duhet të:

•    Lexosh një tekst të shkruajtur dhe ti përgjigjesh disa pyetjeve
•    Të dëgjosh një tekst të regjistruar dhe ti përgjigjesh disa pyetjeve
•    Të shkruash një tekst të shkurtër

Për pjesën e folur duhet të:
•    Ti përgjigjesh disa pyetjeve mbi Italinë, mbi Kushtetutën Italiane, mbi disa dokumenta (si libreza shëndetsore, karta e identitetit)

Kam një sëmundje të rëndë dhe nuk kam firmosur akordin e integrimit. Duhet të bëjë testin? / Ho una grave malattia e non ho firmato l’accordo di integrazione. Devo fare il test?
Jo, sepse personat me një sëmundje të rëndë, të cilët kur kanë kërkuar lejen e qëndrimit të parë, kanë sjellë një çertifikat mjekësore të dorëzuar nga Qëndra Sanitare Lokale (ASL) ose nga mjeku i familjes nuk duhet të bëjnë testin. Megjithatë leja e qëndrimit i lëshohet.

Kam firmosur akordin e integrimit dy vjetë më parë por tani nuk mund të bëjë testin e gjuhës italiane dhe kulturës qytetare sepse kam një sëmundje të rëndë. Ç’farë duhet të bëjë? / Ho firmato l’accordo di integrazione due anni fa ma adesso non posso fare il test di lingua italiana e cultura civica perché ho una grave malattia. Cosa devo fare?
Duhet të çosh në Prefettura një çertifikatë mjekësore të lëshuar nga Qëndra Sanitare Lokale (ASL) ose nga mjeku juaj i familjes e cila dëshmon që ke një sëmundje e cila nuk të lejon të mësosh një gjuhë.

Aggiornamento: febbraio 2019

 

La traduzione della scheda informativa è stata finanziata dal progetto Sportello Multilingue: Mediazione e Informazione