Regione Toscana
Schede semplificate - Albanese

Bonus social për vështirësi ekonomike - Bonus sociale per disagio economico

Ulje në faturat e gazit, energjisë elektrike dhe ujit për probleme ekonomike

Cos'è?

Çfarë është? / Cos’è?

Bonusi social për vështirësi ekonomike është një ulje në faturat e gazit, energjisë elektrike dhe ujit për familjet me probleme ekonomike dhe për familjet e mëdha.

Chi può chiederlo?

Kush mund ta kërkoj? / Chi può chiederlo?

Ju mund të merrni bonusin social nëse:

  • keni një ISEE që nuk i kalon 12,000 €

    ose:

  • keni një familje të madhe (më shumë se 3 fëmijë) me një ISEE që nuk i kalon 20,000 €

     ose:

  • keni një familje që merr reddito di cittadinanza (të ardhura nga shtetësia) ose pensione di cittadinanza (pensionin e shtetësisë)

Për të pasur bonusin social për vështirësi ekonomike, një person në familje duhet të jetë titullari i një kontrate për energji elektrike, gaz ose ujë. 

Kujdes: Mund të kërkoni bonusin edhe në rastin e përdorimit të përbashkët të gazit ose ujit në një ndërtesë banimi. (Shpesh, në fakt, kontratat për gaz ose ujë i faturohen ndërtesës së banimit: kjo do të thotë që personi nuk e merr faturën, sepse shpenzimet e ujit përfshihen në shpenzimet e ndërtesës së banimit).

Cosa devo fare per chiederlo?

Çfarë duhet të bëj për ta kërkuar? / Cosa devo fare per chiederlo?

Bonusi social për vështirësi ekonomike jepet automatikisht.

Kjo do të thotë se nuk duhet të aplikoni në Bashki.

Ju duhet thjesht të bëni ISEE çdo vit (shihni fletën e informacionit në ISEE)

Ju duhet ta sillni ISEE në Bashkinë tuaj ose në zyrat CAF ose në Patronazhe.

 

Quali documenti servono?

Çfarë dokumentesh ju nevojiten / Quali documenti servono

  • Dokument identiteti (për shembull pasaportë ose kartë identiteti italiane)
  • ISEE

 

Attenzione!

Kujdes / Attenzione

Çdo familje ka të drejtë për vetëm një lloj ulje në vit (ulje në faturën e energjisë elektrike ose të gazit ose të ujit).

 

Per informazioni

Për më shumë informacione / Per altre informazioni

Kontaktoni Bashkinë tuaj (link a sportelli)

Ju mund të kërkoni ndihmë në zyrat CAF, Patronazhet dhe Zyrat e emigracionit të Bashkive.


 

 

Aggiornamento: Giugno 2022