Ndihmë ekonomike qiraje
Është një ndihmë ekonomike që Bashkia u jep familjeve në vështirësi ekonomike për të paguar qiranë.
Ju mund të kërkoni bonusin e qirasë nëse familja juaj ka vështirësi ekonomike. Kjo vendoset në bazë të ISEE (shih fletën e informacionit mbi ISEE). Për shembull, për vitin 2021 ISEE e familjes duhet të jetë e barabartë ose më pak se 16,500 €.
Personi që aplikon duhet të jetë rezident në adresën e treguar në kontratën e qirasë.
Ju duhet t'i kërkoni bashkisë tuaj bonusin e qirasë (Gjeni faqen e internetit në "Bonus qiraje" të Bashkisë tuaj nga "“Servizi dei Comuni (Shërbimet e Bashkive) – Casa-Abitare (Banesa) > Contributo affitto (Kontribut qiraje)", në Portalin PAeSI)
Për të ditur se çfarë duhet të bëni për të kërkuar bonusin e qirasë duhet të kontrolloni faqen e internetit të bashkisë tuaj. (Gjeni faqen e internetit në "bonus qiraje" të Bashkisë tuaj nga " Servizi dei Comuni – Casa-Abitare > Contributo affitto", në Portalin PAeSI)
Bonusi i qirasë mund të quhet edhe: kontribut i qirasë, kontribut integrues i qirasë, , kontribut integrues për pagesën e qirasë.
Kontaktoni Bashkinë tuaj (link a sportelli)
Ju mund të kërkoni ndihmë në zyrat CAF, Patronazhet dhe Zyrat e emigracionit të Bashkive..
Aggiornamento: Giugno 2022