Ndihma ekonomike për fëmijët për të gjitha familjet
Është një ndihmë ekonomike për familjet që kanë fëmijë në ngarkim nën moshën 21 vjeç ose me aftësi të kufizuara edhe mbi 21 vjeç.
Ju mund të kërkoni çekun e vetëm për fëmijët nëse
dhe
Ju duhet të aplikoni për çekun e vetëm për fëmijë çdo vit. Ju mund ta kërkoni atë në çdo periudh të vitit por për të marrë çekun nga fillimi i vitit duhet të bëni kërkesën brenda 30 qershorit.
Mund ta kërkoni çekun e vetëm për fëmijët
Faqja e internetit INPS
Për të aplikuar për çekun e vetëm për fëmijët nga faqja e internetit INPS, ju duhet niveli SPID 2 (ose më i lartë) ose Karta Elektronike e Identitetit 3.0 (CIE) ose Karta e Shërbimeve Kombëtare (CNS).
Nga www.inps.it klikoni në " Prestazione e servizi” > “Servizi” > "Assegno unico e universale” > ”Scheda prestazione” > “Accedi al servizio"
Shikoni video tutorial https://www.youtube.com/watch?v=R4Z8i-oZB1I
Qendra e kontaktit
Për të kërkuar çekun e vetëm dhe universal, mund të telefononi në numrin pa pagesë 803 164 (pa pagesë nga telefon fiks) ose 06 164 164 (nga celulari, me tarifën e aplikuar nga kompania telefonike).
Patronazhet
Ju mund të kërkoni çekun e vetëm me ndihmën e një patronazhi.
Shuma e çekut të vetëm varion nga një minimum prej 50 euro deri në maksimum 175 euro (varet nga ISEE dhe numri i fëmijëve por në çdo rast u jepet të gjitha familjeve).
Kujdes! / Attenzione!
Nëse merrni reddito di cittadinanza (të ardhura nga shtetësia), nuk duhet të aplikoni. Çeku ju jepet automatikisht.
Çeku i vetëm dhe universale për fëmijët në ngarkim - Faqja e internetit INPS
https://www.inps.it/prestazioni-servizi/assegno-unico-e-universale-per-i-figli-a-carico
Pyetje e Përgjigje (Frequent Asked Questions)
https://www.inps.it/prestazioni-e-servizi/faq-domande-frequenti/assegno-unico-e-universale
Ju mund të kërkoni ndihmë në zyrat CAF, Patronazhet dhe Zyrat e emigracionit të Bashkive
Aggiornamento: Giugno 2023