Është një vlerë që tregon gjendjen ekonomike të një familjeje apo të një personi të vetëm.
Ekzistojnë lloje të ndryshme ISEE sipas shërbimit për të cilin e kërkoni (për shembull, ISEE e zakonshme, ISEE për të miturit, ISEE për shërbimet sociale dhe shëndetësore, ISEE TPL për transportin publik lokal).
ISEE ju duhet për të marrë ndihmë ekonomike që ju jep Bashkia, Rajoni ose Shteti nëse jeni në vështirësi (për shembull, ndihma për shpenzimet e fëmijëve, për të paguar qiranë, për të paguar faturat, ... ) .
ISEE ju duhet gjithashtu që të paguani më pak për disa shërbime publike (për shembull, autobusin, mensën dhe transportin e fëmijëve në shkollë, shërbimet shëndetësore).
Puoi chiedere l'ISEE in ogni momento.
Ju mund të kërkoni ISEE në çdo kohë.
ISEE skadon gjithmonë më 31 dhjetor të vitit në të cilin kërkohet.
Ju mund të kërkoni ISEE në cdo zyrë CAF ose Patronazhi pasi të keni marre një takim.
Ju mund të kërkoni gjithashtu ISEE vetë në faqen e internetit të INPS (INPS - Dettaglio Prestazione: Come compilare la DSU e richiedere l'ISEE)
Për të aplikuar për ISEE ju duhet të paraqisni Deklaratën e vetme zëvendësuese (DSU). Është një dokument që tregon sa persona jeni në familje, çfarë të ardhurash dhe çfarë pasurie kanë (për shembull, sa fitojnë nëse janë të punësuar ose të vetëpunësuar, nëse kanë shtëpi, makina ose motoçikleta, sa para kanë në llogarinë e tyre bankare).
Çfarë dokumentesh ju nevojiten? / Quali documenti servono?
Zakonisht nëse shkoni në një zyrë CAF ose Patronazhi, duhet rreth një javë për të marrë ISEE.
Është falas.
Nëse gjendja juaj ekonomike është përkeqësuar (për shembull, ju keni humbur punën ose të ardhurat tuaja familjare janë ulur) ju mund të kërkoni një përditësim të ISEE (që quhet ISEE aktuale).
https://www.inps.it/prestazioni-servizi/come-compilare-la-dsu-e-richiedere-l-isee
Ju mund të kërkoni ndihmë në zyrat CAF, Patronazhet dhe Zyrat e emigracionit të Bashkive
Aggiornamento: Giugno 2023